×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arrestohet 42-vjeçari në Kavajë, dyshohet se vodhi katër automjete

    FrontOnline
    20 Tetor 2024

    Është arrestuar një person i moshës 42-vjeçare në Kavajë të Shqipërisë.

    Ai dyshohet se ka kryer vjedhjen e katër automjeteve, njërin prej të cilëve dyshohet se e ka vjedhur dje, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.

    “Në vijim të punës për të zbardhur rastet e vjedhjeve të pronës dhe pasurisë, policia e Kavajës ka realizuar operacionin policor të koduar “FOUR”. Bazuar në inteligjencën policore dhe hetimet e kryera nga shërbimet e policisë, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Elton Tafa, 42 vjeç, banues në Kashar, Tiranë”.

    “Gjatë hetimeve, është zbuluar se Tafa dyshohet të jetë autor i katër vjedhjeve të automjeteve. Ai akuzohet për vjedhjen e një automjeti tip “Peugeot” ditën e djeshme, të cilin e braktisi në plazhin e Vilë Bashtovës pas zbulimit nga Policia. Ai u kap dhe u arrestua disa orë më vonë”.

    “Ndërkohë mbi të rëndojnë dhe vjedhja e një automjeti tip “Ford” më 25 shkurt 2024 në Rrogozhinë; vjedhja e një automjeti tip “Chevrolet Matiz” më 20 gusht në Luz të Madh; si dhe vjedhja e një automjeti tip “Renault Tëingo” pak ditë më parë, më 18 tetor, në lagjen nr. 2, Kavajë. Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme lidhur me akuzën për veprën penale të “Vjedhjes”, thuhet në njoftimin e policisë

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar për maratonën e Tiranës, duke thënë se ishin me dhjetëra pjesëmarrës. Ai u shpreh se...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Është arrestuar një 30-vjeçar në Shkodër, i cili ka kundërshtar punonjësit e policisë. Gjatë konfliktit, ai ka plagosur me thikë njërin prej...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Për shkak të dyshimeve për grip të shpendëve, kopshti zoologjik në Shkup është mbyllur. Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë atje...
    Të tjera
    Lajme20 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati pretendon se raporti i fundit i Bankës Botërore u “keqcitua”. Ai shkroi në një postim në Facebook...
    Lajme20 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi nga Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Në Ambasadën e Republikës së...
    Lajme20 Tetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i regoi ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se po “keqcitohet” raporti...
    Lajme20 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj qeverisë aktuale, duke theksuar se asnjë anëtar, nga kreu i saj deri te të...
    Lajme20 Tetor 2024
    Benjamin dhe Sabina Lajqi janë çifti nga Peja që humbën jetën në aksidentin në Rozhajë. Atyre do t’u jepet lamtumira e fundit...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Është arrestuar një person i moshës 44-vjeçare në Vlorë të Shqipërisë. Policia ka bërë të ditur se ai është kapur në flagrancë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.