×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola “gati” për ta këshilluar pasardhësin e tij

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Pep Guardiola, thotë se është i gatshëm të japë këshilla për Manchester Cityn kur klubi të fillojë kërkimin për pasardhësin e tij.

    Menaxheri i suksesshëm, i cili ka fituar gjashtë tituj në Premier League dhe një Ligë të Kampionëve, është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe spekulimet për të ardhmen e tij janë të shumta.

    Guardiola ka thënë se nuk ka marrë ende një vendim nëse do të vazhdojë për një sezon të 10-të në Etihad Stadium.

    Megjithatë, ai tha se kur të vijë koha për t’u larguar, është i gatshëm të ofrojë mendimin e tij për atë që duhet ta zëvendësojë.

    “Do t’i jap mendimin tim si mik, por vendimi është i klubit”, tha Guardiola.

    “Drejtorit të ri sportiv i takon të zgjedhë pasardhësin tim”, shtoi ai, raporton Onefootball.com, transmeton Klankosova.tv.

    Spekulimet janë intensifikuar pas njoftimit se drejtorit të futbollit, Txiki Begiristain, do t’i japë dorëheqjen verën e ardhshme.

    Begiristain dhe shefi ekzekutiv i klubit, Ferran Soriano, kanë qenë mbështetje të rëndësishme për Guardiolën që nga fillimi i tij në Manchester.

    Guardiola shprehu mirënjohjen për ndihmën e tyre dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes nga hierarkia e klubit në momentet e vështira.

    Manchester City rikthehet në aksion me një ndeshje ndaj Wolves të dielën, ndërsa Kevin De Bruyne dhe Nathan Ake pritet të mos jenë në formacion për shkak të lëndimeve.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Sport19 Tetor 2024
    Në vitin 2024, trajnerët e futbollit po fitojnë paga të mëdha. Këtu janë tetë trajnerët më të paguar në klubet botërore të...
    Sport19 Tetor 2024
    Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me ndeshje interesante në fundjavë. Ndeshja e parë e kësaj xhiro pritet të jetë shumë interesante...
    Sport19 Tetor 2024
    Evangelos Marinakis, pronari i Nottingham Forest, është ndëshkuar me një ndalim pesë ndeshjesh në stadium për sjelljen e tij të papërshtatshme pas...
    Të tjera
    Lajme19 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të dyshuar, pasi u janë gjetur substanca narkotike. Rasti ka...
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Josep Borrell tha të shtunën se vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar hapi një “perspektivë të re”...
    Vip19 Tetor 2024
    Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj ka dhënë një mesazh për ‘dikë’. Se kush është ai...
    Lajme19 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, ka reaguar ndaj numrit dy të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se disa...
    Lajme19 Tetor 2024
    Nga janari e deri më tash kanë përfunduar gjithsej 14 gërmime për të gjetur eshtrat  e qytetareve të Kosovës të vrarë dhe...
    Lajme19 Tetor 2024
    Mjeku Marko Jakshiq nga Lëvizja Kombëtare e serbëve të Kosovës ka thënë se është sekret i hapur që ish-kryetari i Listës Serbe,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.