×
  • Lajme
  • Lajme

    Jakshiq: Është sekret i hapur se Goran Rakiq është rrahur në Mitrovicë, ka të thyer krahun dhe lëndime në kokë

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Mjeku Marko Jakshiq nga Lëvizja Kombëtare e serbëve të Kosovës ka thënë se është sekret i hapur që ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është rrahur në Mitrovicë. Sipas informacioneve të tij, Rakiq ka një krah të thyer dhe një numër të madh të qepjeve në kokë dhe aktualisht po trajtohet në shtëpi.

    “Epo, po, ai u rrah. Është një sekret që dihet  këtu. Atij iu dha ndihma dhe u lirua për mjekim në shtëpi. Pse qeveria nuk e pranon publikisht është një pyetje tjetër. Ndoshta sepse është turpi i tyre. Ju e dini që unë kam qenë drejtor i spitalit dhe se shumë kolegë të mi punojnë atje. Pra, njeriu ynë është rrahur, ai ka një krah të thyer dhe një numër të madh të qepjeve në kokë”, ka thënë Jakshiq për gazetën “Nova”.

    Siç tha ai, në Mitrovicë thuhet se Rakiq është rrahur nga serbët, por se motivet e sulmit janë vetëm spekulime.

    Kur bëhet fjalë për pretendimet se Milan Radoiçiq qëndron pas sulmit, Jakshiq tha: “Nëse Milan Radoiçiq do ta bënte atë, ai mund ta bënte shumë më lehtë në Beograd”.

    “Tani pse u rrah Rakiq? Unë vetëm mund të hamendësoj dhe supozoj se përfshihen disa marrëdhënie personale. Ai ka qenë në krye të Listës Serbe për një kohë të gjatë, nuk ka ndihmuar askënd, por sigurisht ka dhënë premtime. Një gjë tjetër, njerëzit janë të zemëruar me Listën Srpska. Duke pasur parasysh se ka ndodhur një ose dy orë pas mesnate ka mundësi që shoqëria të jetë “nxehur” dhe pastaj nuk duhet shumë që të shpërthejë sherri”, tha Jakshiq.

    Më 13 tetor u raportua se Rakiq ishte sulmuar një natë më parë, rreth mesnatës, para banesës së tij në pjesën veriore të Mitrovicës. Rasti nuk është raportuar në polici dhe mediat nuk kanë mundur të marrin konfirmim nga spitali në Mitrovicë se Rakiq po trajtohej atje. Siç kanë deklaruar, trajtimi i tij është bërë në fshehtësi.

    Vetë Rakiq nuk ka bërë ndonjë koment me këtë rast.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, ka reaguar ndaj numrit dy të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se disa...
    Lajme19 Tetor 2024
    Nga janari e deri më tash kanë përfunduar gjithsej 14 gërmime për të gjetur eshtrat  e qytetareve të Kosovës të vrarë dhe...
    Lajme19 Tetor 2024
    Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, ka thënë se Qeveria aktuale pagën në sektorin publik e ka...
    Të tjera
    Lajme19 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se zyrtarët e qeverisë nuk po reagojnë sa i përket rritjes së...
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Ersekës së Shqipërisë, nën dyshimin se e ka thyer xhamin e dritares së banesës të...
    Lajme19 Tetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare, Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shprehet se ‘secili prej...
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    Kancelari Scholz po qëndron për një vizitë në Turqi. Ka shumë për të folur mes kancelarit gjerman e presidentit turk – por...
    Lajme19 Tetor 2024
    Ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara dhe ish-këshilltari për sigurinë kombëtare në administratën e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, John Bolton, ka...
    Lajme19 Tetor 2024
    Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Turqisë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Memorandumi është nënshkruar nga drejtoresha e BKK-së, Blerina Rogova-Gaxha,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.