×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga premtimi ‘’Qeveri me duar të  pastra”, tek qeverisje me intervistime e akuza për korrupsion

    Arbnor BUZHALA
    20 Tetor 2024

    Kishin premtuar se do të qeverisnin me duar të pastra e madje kishin premtuar edhe investim për zgjerimin e Burgut të Dubravës, pasi që për ta, para ardhjes në pushtet, Burgu i Dubravës, ishte i vogël, por me ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, gjërat ndryshuan e premtimet mbetën vetëm në letër.

    Përveç se nuk u luftua korrupsioni, ai veç sa u zgjerua e përveç se u zgjerua, u krijuan afera, skandale nëpër ministri e dikastere tjera të kësaj partie.

    Ministra, zyrtarë të qeverisë, të ministrive të kësaj qeverie, udhëheqës të institucioneve tjera e njerëz me peshë në Vetëvendosje, ishin të ftuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pas shumë publikimeve në media, sa për aferat me grurë e vaj, sa për kontratat e nënshkruara e sa edhe për bisedat e publikuara nga media, ku implikoheshin zyrtarë të partisë në pushtet.

    Ministrja e tregtisë, Rozeta Hadari, zëvendësi i ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi, gruaja më e fuqishme në VV, Dejona Mihajli, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berisha, personi i afërm me Kurtin, Ridvan Muharremi, Nafiz Muharremi zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, janë vetëm disa nga figurat që u intervistuan nga drejtësia në vend, për të bëmat e tyre.

    Beqa: Qeveria Kurti s’ka as vullnet e as dije ta luftoj korrupsionin

    Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për Front Online, thotë se Qeveria Kurti i ka dërguar gjitha Institucionet e vendit, duke theksuar që sipas tij se nuk e di se si luftohet korrupsioni, kur kryeministri i pengon organet e drejtësisë për të zgjedhur kryeprokurorin.

    ‘’Kjo qeveri i ka degraduar Institucionet në të gjitha sektorët kemi problemi shkaku i kësaj Qeverie. Nuk e di qysh e lufton një Qeveri korrupsionin kur kryeministri e pengon Këshillin Prokurorial për me zgjedh një kryeprokuror qysh luftohet korrupsioni pa pas kryeprokuror e me ushtrues detyre që katër vite’’ thotë ai.

    Beqa, shprehet se pushteti po e lufton korrupsionin duke mbrojtur të akuzuarit për korrupsion.

    ‘’Këta kanë menduar ta luftojnë korrupsionin kur kryeministri, ministrja e Drejtësisë, deputetët të mazhorancës kur arrestohet apo merret ne pyetje për keqpërdorim këta dalin në mbrojtje të tyre dhe akuzojnë opozitën’’ potencon deputeti i PDK-së.

    Deputeti i PDK-së, deklaron se Qeveria Kurti, nuk e ka luftuar korrupsionin, por i ka mbrojtur akterët e korruptuar të afërm me Qeverinë.

    ‘’Kjo Qeveri as dije as vullnet s’ka pas me luftuar korrupsionin por e ka promovuar duke i mbrojtur akterët e saj që kanë keqpërdor’’ deklaroj ai.

     

    Nga LDK: Kurti duhet ta rritë Burgun e Dubravës për njerëzit e tij

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ekrem Hyseni, për Front Online, ka folur për intervisitimet dhe arrestimet e zyrtarëve të VV-së, figurave të afërta me kryeministrin Albin Kurti nga ana e institucioneve të drejtësisë.

    Hyseni, ka rikujtuar edhe deklaratën e kryeministrit Kurti, i cili para se të bëhej kryeministër kishte thënë se do të duhej të rritej Burgu i Dubravës, në mënyrë që të korruptuarit të dërgohen në të.

    ”Kurti ka pasur të drejt kur ka thënë se duhet me e rritë Burgun e Dubravës, sepse ka nevojë për njerëzit e tij’’ tha Hyseni.

    Ai thotë se është ditur se proklamomi i Kurtit se do të qeverisë me duar të pastra, ka qenë thjeshtë propagandë e tyre.

    ‘’U pa edhe puna e qeverisjes me duar të pastra ka qenë pjesë e propagandës së tij dhe ne kemi qenë të bindur se nuk është ashtu. Komunikimet, vizitat në Prokurori të njerëzve të tij, është më e pakta që ka mundur të ndodh deri sot, nga korrupsioni masiv që ka kjo Qeveri dhe njëkohësisht komunikimet e rrezikshme të njerëzve të VV-së me njerëz të dyshimtë që paraqesin rrezik për vendin tonë’’ thekson ai.

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, shprehet se pret nga institucionet e drejtësisë të merret me figurat e afërta të VV-së, pas keqpërdorimit dhe funksionit e parasë publike.

    ‘’Mendoj se shteti duhet merret edhe me këto komunikime, përveç dyshimeve serioze për korrupsion, për keqpërdorim të funksionit dhe parasë publike” potencoj Hyseni.

     

    Izmaku: 9 shkurti do të kthej një faqe tjetër të historisë politike

    Anëtarja e Kryesisë së NISMA-s, pjesë e koalicionit AAK-NISMA, Xhevahire Izmaku, për FrontOnline, thotë se premtimet e Qeverisë Kurti i kanë pare në një relacion të keq dhe zhgënjyes.

    ‘’Ne si koalicion premtimet e Qeverisë aktuale i kemi pa ne një relacion të një realiteti të keq e shumë zhgënjyes! Konstenca e vetme që ka vazhduar nga kjo qeveri, ka qenë popullzimi në vazhdimësi dhe mungesa totale e realizimit të premtimeve! Duke filluar nga mungesa e zhvillimit ekonomik e rritja e pagave, mungesa e cilësisë në arsim e shëndetësi, mos realizimi i asnjë projekti madhor por zhagitja dhe lënia peng e shumë prej këtyre nismave’’ thotë ajo.

    Izmaku, potencon se Kosova s’ka qenë kurrë më keq se sa me Qeverinë Kurti.

    ‘’N ë aspektin e politikave te jashtme, asnjëherë nga paslufta Kosova nuk ka qenë me keq, aleatet tanë janë të zhgënjyer dhe humbëm shume mundësi në anëtarësime sa i përket organizatave ndërkombëtare’’ potencon ajo.

    Anëtarja e Kryesisë së NISMA-s, thotë se Qeveria Kurti ka dështuar në secilën pore.

    ‘’Qeveria dështoi me gjithë numrin e madh që e patën të deputetëve, ne shumicën e projektligjeve dhe humbi në fund të mandatit edhe numrin e mazhorancës! 9 shkurti do të ktheje një faqe tjetër të historise politike në vend, duke sjelle qeveri të përgjegjshme nga oppzita që  rikthen dinjitetin e shtëtesisë dhe besimin e aleatëve tanë  që ndihmuan lirinë tonë dhe shtetformimin’’ shprehet ajo. Izmaku, thekson se VV akoma po vazhdon ta shpërfaq arrogancën e saj.

    ‘’E gjithë skandalet korruptive e nepotizmi, u shperfaqën me shumicë e arrogancë dhe vazhdon edhe sot kur unë po e bëjë këtë potencim!’’ tha ajo,

     

    Matoshi e quan organizatë leniniste VV-në: Institucionet e pavarura po e mbrojnë shtetin nga populistët e Kurtit

    Analisti politik, Halil Matoshi, për Front Online, ka komentuar arrestimet dhe intervistimet e njerëzve të afërm të VV-së, por edhe ministrave dhe zyrtarëve tjerë të kësaj partie nga Prokuroria e Shtetit.

    Ai thotë se institucionet e pavarura i kanë intensifikuar veprimet e tyre në mbrojtje të shtetit dhe lirisë.

    ‘’Institucionet e pavarura e me integritet të shtetit i kanë intensifiku veprimet në mbrojtje të lirisë dhe shtetit kombëtar, nga sulmet e një organizate leniniste që po sillet si parti shtet’’ thotë ai.

    Matoshi thotë se rezistenca ka filluar nga Prokuroria, për të vazhduar nga Gjykata Kushtetuese e Këshilli Prokurorial.

    ‘’Rezistenca ka filluar së pari nga Prokuroria, nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli Prokurorial e tash edhe nga opozita’’ shton Matoshi.

    Analisti politik, thekson se shteti po mbrohet nga populistët e Kurtit.

    ‘’Shteti po mbrohet nga popullistët antistabilishment të Kurtit’’ u shpreh ai për FrontOnline.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme20 Tetor 2024
    Punëtorët e KEK’ut kanë paralajmëruar protestë për të enjten. Kjo për shkak të mospërmbushjes së kërkesave për rritje të pagës dhe pagesën...
    Lajme20 Tetor 2024
    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. Mëngjesi parashihet mjaft i freskët dhe vende-vende mund të...
    Lajme19 Tetor 2024
    Pos nivelit intelektual dhe vlerës që e kishte si prijës fetar në botën islame, ish-Kryeimami dhe ambasadori, Rexhep Boja, ka dhënë kontribut...
    Të tjera
    Lajme19 Tetor 2024
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj i cili po qëndron për vizitë në ShBA, është takuar me kryetarin e Qarkut Ëestchester, George Latimer....
    Lajme19 Tetor 2024
    Me arsyetimin e specifikave të lokacionit dhe vëshitrësive në terren, autoritet e Serbisë kanë vendosur që këtë vit të mos lejojnë gërmime...
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Mevlani dhe Rezarti kanë ngacmuar Sarën rreth Burimit. Ata i thoshin Sarës,...
    Vip19 Tetor 2024
    Djali i konkurrentit të Big Brother VIP Kosova, Besafort Dakës, sot feston ditëlindjen. E banorët e tjerë të shtëpisë më të madhe...
    Vip19 Tetor 2024
    Çfarë dëshiron të bëjë Vullneti që nga dita e parë të Big Brother VIP Kosova 3. Këtë e ka treguar vet ai...
    Lajme19 Tetor 2024
    PDK “nuk ka rrugë” me Vetëvendosjen për qeveri të përbashkët koalicioni, ka thënë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Krasniqi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.