×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i arrestuari nga Fast Kosova, i kërkuar për vra*sjen e një 85-vjeçari në Gjermani

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Policia e Kosovës, njësiti FAST Kosova, në asistim me FIT-in, ka arrestuar sonte në Mitrovicë një person i cili po kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti gjerman,.

    Sinjali mëson se i dyshuari që u prangos është 27-vjeçari Granit Vallqi, i kërkuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasje” dhe “Grabitje”.

    Vallqi dhe një person tjetër dyshohen për vrasjen e një 85-vjeçari në Gjermani, më 7 shtator të vitit 2023.

    Policia gjermane e ngarkon Vallqin dhe shtetasin libanez i moshës 28 vjeçare, Hassan Issa, për grabitjen e 85 vjeçarit dhe sulmin dhe rrahjen brutale e cila rezultoi me vdekjen e tij.

    Lajmi për arrestimin e tij është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

    “Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për Krime të Renda i dyshuari tani më i arrestuar, me iniciale (G. V.) viti i lindjes (1997) dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura tjera të parapara për raste të tilla.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit, përderisa angazhime aktive janë duke u realizuar dhe do të realizohen në vazhdimësi edhe në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.”

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    E mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi është shprehur se ka vetëm një ëndërr, dhe ajo...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori suedez, Jonas Westerlund është shprehur i zhgënjyer që ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë vazhdon të jetë e mbyllur. Diplomati, thotë...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ejup Maqedonci, ka mohuar humbjen e një droni, siç tha sonte në Pressing në T7...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një "ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën",...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit. “Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së  Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, duke folur për raportin e fundit të Bankës Botërore, ku ndër të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.