×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Hekuran Murati që fliste për shushunjat, e ka rritur pagën e vet për 45%

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se qeveria është dashur të bëjë indeksimin e pagave dhe të pensioneve.

    Madje, ajo tha se LDK-ja ka kërkuar largimin e TVSh-së nga produktet bazë, por edhe nga energjia elektrike.

    Në Rubikon të Klan Kosovës, Bajrami tha se qeveria ka tentuar të rregullojë çmimet, mirëpo tha se Ligji ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën.

    “Çka mundet qeveria të bëjë që të vijë deri te ulja e çmimeve, është të bëjë politika më të mira fiskale, reforma fiskale, ta përmirësojë ambientin e biznesit, gjë të cilën s’e kemi parë”.

    “Dje e kemi parë ministrin e Financave, i cili na fliste për shushujzat. Ministri i Financave, i cili në fillim të mandatit, ia ka rritur pagën vetes. Ka pas një vendim të ish-kryeministrit Haradinaj i cili i ka rritur pagat atë kohë për kabinetin qeveritar. Me të ardhë në pushtet kryeministër zoti Kurti, në bashkëqeverisje në atë kohë me LDK-në, pas dy jave e ka shfuqizuar vendimin e zotit Haradinaj, dhe i ka ulur pagat. Dhe çka ka ndodhë? Kur ka ardhur në pushtet për të dytën herë, pikërisht në muajin e parë, ai i ngrit pagat.

    “Hekuran Murati, që fliste dje për shushujzat, në fillim të mandatit e ka rritur pagën e vet dhe atë me 45%! E ka ngrit pagën e Kryeministrit, të ministrave, të zëvendësministrave, të këshilltarëve politikë, të asistentëve dhe të shoferëve – të komplet stafit. Dhe sot, kur jemi në fushatë elektorale, po thotë hajde t’i rriti pensionet për nga 20 për qind”, deklaroi Bajrami.

    Deputetja e LDK-së tha se rritja e mëhershme e pensioneve ka ardhur si pasojë e vazhdimësisë që ka ndodhur në pandemi. “Me rastin e shpalljes së pandemisë, pensionistët e kanë marrë pensionin me rritje… nuk është se e ka rritur kjo qeveri, por i ka vazhduar masat që kanë qenë të qeverisë paraprake”, u shpreh Hykmete Bajrami.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi njoftoi se, përkundër refuzimit të Republika Srpska për ratifikimin e marrëveshjes së mobilitetit, Kosova është e para në rajon...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Tina Kaidanow-it, ambasadores së parë të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lëvizjen e  lirë për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës, vendim ky i cili pritet të...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Haxhi Avdyli ka bërë një deklaratë ironike në lidhje me partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK, duke theksuar se ato gjithmonë kanë...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetare e partisë Hykmete Bajrami, ka thënë se partisë në pushtet, Vetëvendosjes, nuk po...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se qeveria është dashur të bëjë indeksimin e pagave dhe të pensioneve. Madje, ajo tha...
    Lajme16 Tetor 2024
    Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se ai ka qenë dhe mbetet i...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i panvarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka hedhur kritika të rënda ndaj ish-shefit të tij të partisë, Albin Kurti....
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili u ka kujtuar pushtetit se qytetarët do t’i dënojnë në zgjedhjet e ardhshme. Kica-Xhelili...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.