×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Astronautët do të vishen me ‘Prada’, uniforma të reja për misionin e NASA-s në Hënë

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Astronautët në misionin “Artemis 3” të NASA-s që do të nisen drejt Hënës në shtator 2026, do të mbajnë veshur kostume të firmës së njohur Prada. Një mostër e kostumeve që do të përdoren u prezantua sot në Milano nga gjigandi italian i modës.

    “Artemis 3” do të dërgojë astronautë në sipërfaqen e Hënës për herë të parë që nga përfundimi i programit “Apollo” dhe dizajni i kostumeve iu besua kompanisë amerikane Axiom Space, e cila kërkoi bashkëpunimin e grupit të famshëm milanez të veshjeve luksoze.

    Kryesisht i bardhë, si në programin “Apollo”, kjo uniformë është rezultat i një bashkëpunimi të paprecedentë. Ajo përfshin gjithashtu thekse gri dhe vija të kuqe që të kujtojnë dizajnin e jahtit lundrues italian Luna Rossa (Hëna e Kuqe) që konkurroi në garën e lundrimit të Kupës së Amerikës dhe u sponsorizua nga Prada.

    Pa revolucionarizuar kostumet e astronautëve, uniforma e re premton t’u sigurojë astronautëve rehati maksimale, pasi ka doreza të përshtatura për matjet e çdo astronauti, çizme që mund t’i rezistojnë temperaturave ekstreme dhe terrenit të ashpër, kontroll të brendshëm të presionit, mbrojtje nga rrezatimi dhe jetëgjatësi 8 orëshe të baterisë.

    “Në dy vjet, kur NASA të nisë misionin ‘Artemis 3’, astronautët do të shkojnë në vende tepër të rrezikshme, në mjedise ekstreme”, theksoi Presidenti i Axiom Space, Matt Odler gjatë një konference për shtyp në Milano.

    “Një nga misionet që NASA dëshiron të bëjë është të përpiqet të zbulojë krateret e ujit në Polin e Jugut, një nga vendet më të ftohta në univers. Modeli i përsosur nga Prada dhe Axiom është uniseks dhe mund të përshtatet në madhësi të ndryshme, pasi me ekipin e Artemis 3 do të jetë gjithashtu edhe një astronaute grua, e para që do të shkojë në Hënë. Informacioni në lidhje me materialet e përdorura është klasifikuar si konfidencial”, tha Lorenzo Bertelli, shefi i marketingut të Prada, por edhe djali i themeluesit të shtëpisë së mdës, Miuçia Prada.

    Russell Ralston, i cili drejton programin “suits” të Axiom Space, shtoi se “Prada” ka kombinuar inxhinierinë, shkencën dhe artin për të prodhuar veshje moderne për udhëtarët e ardhshëm në Hënë, “duke siguruar që astronautët do të jenë në gjendje të kryejnë qëllimet dhe misionet e tyre në siguri dhe rehati të plotë”.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Baerbock kërkon që Maqedonia e Veriut të njohë bullgarët si pakicë themeluese për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE, dhe ofron...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Marina e SHBA-së po kërkonte të mërkurën për dy pilotë, avioni i të cilëve u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor rutinë, raporton...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Serbia dhe Rusia vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin e strukturave të sigurisë. Kjo është bërë e ditur nga Qeveria e Serbisë gjatë vizitës...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të shohin progres në procesin e dialogut në mënyrë që të angazhohen në anëtarësimin e mundshëm...
    Vip16 Tetor 2024
    Lori Hoxha dhe partneri i saj prej disa vitesh, Vis Bajraktari do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë fundjavë! Vip...
    Lajme16 Tetor 2024
    Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë për media nga Brukseli para takimit të ministrave të mbrojtjes...
    Lajme16 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit, ka nisur mbylljen e komunës paralele serbe që vepronte për komunën e Skenderajt...
    Lajme16 Tetor 2024
    Një person është arrestuar si i dyshuar për vrasje në tentativë dhe disa vepra të tjera. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më...
    Lajme16 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, udhëton për në Zvicër me ftesë të ministrit të Jashtëm të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.