×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja e Faton Hajrizit paralajmëron padi ndaj Kurtit, Bislimit, Haxhiut e disa zyrtarëve të tjerë

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Avokati Gent Gjini, i angazhuar nga familja e të vrarit në Serbi, Faton Hajrizi, ka njoftuar se do t’i dorëzojë paditë dhe kallëzimet penale në Gjykatën Themelore ndaj zyrtarëve publikë që kanë përdorur gjuhë ofenduese dhe urrejtjeje ndaj tij.

    Përmes një njoftimi Gjini tha se do t’i padisë kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha “që kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajziri”.

    “Nesër (e enjten) në pallatin e drejtësisë do t’i dorëzojmë paditë dhe kallëzimet penale në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj zyrtarëve publikë të cilët kanë përdorur ofendime dhe  gjuhë urrejtje për Faton Hajrizin, me shprehje si ‘kriminel, e pikërisht  fjala kriminel na ka shtyrë t’i procedojmë paditë për shpifje dhe ofendim. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kryeministri po ashtu, deputeti Arbër Rexha e po ashtu ministrja e Drejtësisë, kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajrizi”, ka thënë avokati Gjini.  /FrontOnline

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Vrasja e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahut, më 20 janar të këtij viti e pati tronditur opinionin. Vendimi ndaj dy të akuzuarve, mori formën...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se buqeta me lule me të cilat ai dhe ekipa e tij u panë të hynë në...
    Lajme16 Tetor 2024
    Është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes me anë të një postimi...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputetët e partive opozitare në Kosovës ia kanë mësyrë objektit të Radio Televizionit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie që seanca e sotme...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ish-prokurori Metush Biraj në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u deklarua i pafajshëm për veprën penale “Marrje ryshfeti”....
    Lajme16 Tetor 2024
    vShefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar ndërprerjen e seancës për të shkuar para objektit të Radio Televizionit të...
    Lajme16 Tetor 2024
    Oda e Mjekëve të Kosovës ka prezantuar “Analizën gjithëpërfshirëse të ‘djegies profesionale’ (burnout) të mjekëve në Kosovë”, me ç’rast kanë shprehur shqetësimet...
    Lajme16 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar ndërprerjen e seancës për të shkuar para objektit të Radio Televizionit të...
    Lajme16 Tetor 2024
    ë disa media u raportua se gjatë kësaj jave mund të ketë një takim të nivelit të lartë në dialogun Kosovë –...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.