×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci: S’e kam ndërmend të dorëhiqem

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se nuk e ka ndërmend të dorëhiqet nga posti i tij pas debatit e ditëve të fundit se ushtarët e FSK-së nuk ushqehen si duhet.

    Ai u shpreh se do të vazhdojë të shtyjë përpara në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse në Republikën e Kosovës.

    “E gjitha është edhe pjesë e fushatës, pasi për herë të parë vendi po shkon në zgjedhje të rregullta dhe opozitës i është lënë hapësirë për të filluar para kohe fushatën. Këto janë çështje që nuk do të duhej të ngriheshin në këtë nivel. Të gjitha përpjekjet që janë bërë nga unë dhe Komandanti i FSK-së kanë qenë në drejtim të pengimit të mundësive për t’u keqpërdorur apo për t’u korruptuar ndonjë zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes, pikërisht në çështjen e ushqimit. Ne do të shmangim të gjithë tenderët për ushqim, duke u realizuar nga vetë stafi civil i rekrutuar. Me këtë shmangim mundësinë e keqpërdorimeve. Unë kam ndërprerë një kontratë që ka qenë e publikuar në ministri, e cila ka pasur edhe probleme ligjore. Ndërprerja e kësaj kontrate na ka mundësuar që të zhvillojmë konceptin e ri,” tha Maqedonci.

    “Nuk është e vërtetë që kam kërkuar dorëheqjen. Çdo veprim që ndërmarr është i vetëdijshëm. Unë vlerësoj se kam bërë hapat e duhura që duhet të bëjë një ministër dhe as e kam ndërmend të dorëhiqem. Unë do të vazhdoj të shtyjë përpara në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse në Republikën e Kosovës,” tha ministri./A2 CNN

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Avokati Gent Gjini, i angazhuar nga familja e të vrarit në Serbi, Faton Hajrizi, ka njoftuar se do t’i dorëzojë paditë dhe...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka hapur një konkurs për qytetarët për pozitën “kuzhinierë e staf mbështetës” në FSK, shkruan Periskopi....
    Lajme16 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë që për Kosovën dhe Serbinë përveç kushteve të përgjithshme për të përfituar nga milionat e...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar ndërprerjen e seancës për të shkuar para objektit të Radio Televizionit të...
    Lajme16 Tetor 2024
    ë disa media u raportua se gjatë kësaj jave mund të ketë një takim të nivelit të lartë në dialogun Kosovë –...
    Lajme16 Tetor 2024
    Policia Kufitare ka kapur plot 75 mijë euro të padeklaruara në një veturë e cila është ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdarë...
    Lajme16 Tetor 2024
    Shefja e grupit parlamentar e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila feston sot ditëlindjen. Ajo sot mbush plot 49 vjet. Nëpërmjet dy fotografive të postuara...
    Lajme16 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka konfirmuar se do të thërrasin konferencë për media pasi RTK-ja nuk e transmetoi...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin kombëtar, Adrian Krasniqi në 27-vjetorin e përjetësimit. Përmes një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.