×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria merr tri pikë në Gjeorgji, goli i Asllanit vendosi ndeshjen

    FrontOnline
    14 Tetor 2024

    Shqipëria ka fituar si mysafir i Gjeorgjisë  me rezultat 1-0 në kuadër të Ligës së Kombeve, ku kuqezinjtë shënuan golin e vetëm në fillimin e pjesës së dytë. 

    Tastin e parë në ndeshje e kishte Budu Zivzivadze, por edhe pse në një pozitë ideale nuk ia arriti të shënojë. 

    Shqipëria kishte raste me Idrit Tucin dhe Kristjan Asllanin, por të dy pa sukses. 

    Pra pas një pjesë të parë pa gola, Shqipëria që kishte më shumë rast, por nuk ia arriti të shënojë. 

    Me të filluar pjesa e dytë, një aksion shumë i bukur i Shqipërisë solli golin. 

    Nedim Bajrami u fut në zonë, pasoi te Indrit Tuci, i cili me një pasim të saktë jashtë zone gjeti Kristjan Asllanin, i cili me një gjuajtje të fortë shënoi për 1-0. 

    Pas golit, Shqipëria ka mundur të shënojë sërish, por një gjuajtje e Nedim Bajramit shkoi jashtë porte. 

    Milind Daku gjuajti me kokë në minutën e 69-të, por edhe ky gjuajti jashtë. 

    Në minutat e fundit Gjeorgjia kishte më shumë nga loja, duke dominuar për të gjetur barazimin, por Ardian Ismjali me shokë nuk lejuan që rezultati të ndryshojë. 

    Kjo është fitorja e dytë e Shqipërisë në katër ndeshje dhe me gjashtë pikë, aq sa Çekia dhe Gjeorgjia. /Telegrafi/  

     

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Sport14 Tetor 2024
    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli pas fitores së Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë. Duka u shfaq shumë i lumtur për...
    Sport14 Tetor 2024
    Shqipëria po luan si mysafir i Gjeorgjisë në kuadër të Ligës së Kombeve, ku kuqezinjtë në fillimin e pjesës së dytë kanë...
    Sport14 Tetor 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Qipros. Zhegrova tha se...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    A po vjen te ne...me kapelë :)”. Kështu i drejtohet me ftestë për takim në seli të Vetëvendosjes Dejona Mihali – formalisht...
    Lajme14 Tetor 2024
    Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Uashington publikoi këto ditë një raport në të cilin thotë se kërkesat ndaj...
    Lajme14 Tetor 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Visar Azemi, në një konferëncë për media deklaroi se kjo qeveri pas braktisjes së ushtarëve të...
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Alarmi për bombë përmes një e-maili në Ambasadën Ukrainase rezulton i rremë. Kështu njofton Policia e Tiranës pas verifikimeve të kryera. “Më...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kandidati PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e tij, por kësaj radhe me qytetarët e Vushtrrisë....
    Lajme14 Tetor 2024
    Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka përmendur një nga zotimet kryesore të kryeministrit aktual, Albin Kurit. “Në çdo seancë të Kuvendit do të përballemi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.