×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti mërgimtarëve në Berlin: Ejani fitoni duke investuar, në Kosovë mund të fitohet

    FrontOnline
    14 Tetor 2024

    Kryeministri Kurti dje është takuar me mërgimtarë edhe në Berlin. Paraprakisht ai mbajti tubime në Koln, Shtutgart dhe Mynih. Ai ishte i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Kurti i ftoi bashkatdhetarët atje që të vijnë sa më shpesh në Kosovë.

    “Ai e ftoi mërgatën tonë të vijë sa më shumë e sa më shpesh në Kosovë, teksa i njohu me mundësitë institucionale që kemi krijuar për ata, përfshirë Programin për Diplomacinë Qytetare dhe mundësitë që ofron statuti i ri i Universitetit të Prishtinës për akademikët nga mërgata.”

    Ai u ka thënë atyre të vijnë në Kosovë të fitojnë duke investuar.

    “Për dallim nga para tri dekada kur thoshim ejani të kontriboni duke sakrifikuar, tani themi ejani të fitoni duke investuar. Në Kosovë mund të fitohet”, tha Kurti.

    Kurti iu ka folur edhe për arsimin.

    “Në adresimin e tij, kryeministri gjithashtu veçoi arsimin dual që në Kosovë po zhvillohet në 23 shkolla, 14 komuna dhe 12 profile nga të cilat kanë përfituar 1600 nxënës, e që bazohet dhe frymëzohet pikërisht nga vendet gjermanishtfolëse dhe për të cilat kemi mësuar shumë nga përvojat e vet mërgatës sonë, thuhet në komunikatën e ZKM’së.

    “Nëse ka një gjë që është më e rëndësishme edhe se ekonomia, edhe se arsimi, është lidhja e ekonomisë me arsimin”, tha ai.

    Kurti u bëri thirrje bashkatdhetarëve të brezit të dytë dhe të tretë që ta mësojnë gjuhë shqipe me sa më shumë përkushtim dhe disiplinë.

    “Mësimi i gjuhës shqipe është jo vetëm mundësia e dëshmia, por unë besoj është edhe garancia, se integrimi pa asimilim ndodh, dhe kjo është ajo që na duhet neve, integrim pa asimilim”, tha ai.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar sot në Berlin. Kurti do të përfaqësojë Kosovën në kuadër të Samiti të Berlinit,...
    Kronika14 Tetor 2024
    Një person është gjetur i vdekur në Pejë. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se viktima ka humbur jetën në rrethana ende...
    Lajme14 Tetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do ta mbajë mbledhjen e radhës, të 56-tën për këtë vit. Mbledhja pritet të nis nga ora...
    Të tjera
    Kronika14 Tetor 2024
    Një burrë kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes – granatë dore skaj një rruge në Suharekë. Sipas raportit policor, njësiti policor...
    Kronika14 Tetor 2024
    Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren. Lidhur me rastin, policia ka nisur hetimet. “Është raportuar se viktima femër kosovare ka...
    Kronika14 Tetor 2024
    Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një grua dhe se ia ka dëmtuar pajisjet...
    Sport14 Tetor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sot do ta ketë një sfidë goxha të rëndësishme në Ligën e Kombeve. “Kuqezinjtë” nga ora 18:00 në stadiumin...
    Vip14 Tetor 2024
    Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj tashmë i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre përfundoi disa muaj pas Big Brother VIP...
    Vip14 Tetor 2024
    Dasma e Adrit dhe Ilirianës ka bërë bashkë Kaderin dhe Albën. Dikur të dyja ishin shoqe të mira në “BBVK”, por ato...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.