×
  • Lajme
  • Lajme

    Admirali i NATO’s Munsch tregon nëse do të ketë shtim të trupave të KFOR-it në Kosovë

    FrontOnline
    12 Tetor 2024

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në bazën e Napolit, admirali amerikan, Stuart B. Munsch tha se e kanë mundësinë që të shtojnë trupa të KFOR-it në Kosovë.

    Ai deklaroi se për këtë do të vendoset në bazë të rrethanave.

    “E kemi mundësinë ta bëjmë këtë, nëse është e nevojshme. Për këtë vendosim sipas rrethanave”, tha ai për Zërin e Amerikës.

    Ai foli edhe për shtimin e trupave të KFOR-it gjatë periudhës së fundit në Kosovë.

    “Ne shtuam numrin e forcave dhe gjithashtu të armëve dhe pajisjeve që ata i sollën me vete për të parandaluar raste të tjera dhune. Viti 2023 ishte viti më i dhunshëm në Kosovë në dy dekadat e fundit, bashkë me sulmin ndaj forcave të KFOR-it në muajin maj dhe pastaj me sulmin tjetër në shtator, gjatë të cilit u zbulua një sasi e madhe armësh. Shtuam numrin e forcave, në mënyrë që KFOR-i të jetë në gjendje të mbrohet dhe po ashtu të jemi të gatshëm të ndërhyjmë në raste të një lufte mes dy shteteve.  Aktualisht shqetësimi kryesor është retorika nxitëse politike në këtë periudhë, që mund të nxisë qoftë aktorë individualë apo aktorë joshtetërorë të ndërmarrin veprime të dhunshme, për të shfaqur pakënaqësitë e tyre”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Fisnik Korenica, këshilltar i Jashtëm i kryeministrit Albin Kurtit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, është përmendur në dosjen e Prokurorisë Speciale...
    Lajme02 Janar 2025
    Pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova vazhdojnë të jenë në pikëkalimin kufitar në Merdare, ku qytetarët po presin deri...
    Lajme02 Janar 2025
    Karatisti Elhami Shabani ka ndarë përvojat e tij të vështira dhe të veçanta gjatë karrierës së tij, të cilat kanë formuar karakterin...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i prekur thellë nga vdekja e ambasadorit dhe ish-zv.ministrit, Anton Berisha. Haradinaj në...
    Kronika02 Janar 2025
    Aksioni i zhvilluar nga Policia e Kosovës në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës kundër drogës në rrugën ”Bejtush Gërbeshi”, rezultoi me...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 1 janar se dhënia e fund e furnizimeve me gaz rus në Evropë, përmes një...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një i moshuar 87-vjeçar u përplas nga një automjet në aksin Këlcyrë-Përmet, pranë Urës së Këlcyrës. Automjeti drejtohej nga një 32-vjeçar, i...
    Lajme02 Janar 2025
    Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të pikave kufitare me Kosovën. Sipas të dhënave të...
    Lajme02 Janar 2025
    Nagip Krasniqi ka thënë se miku i tij, profesori i Universitetit të Prishtinës dhe bashkë-themeluesi i organizatës jo-qeveritare GLSP, Fisnik Korenica, i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.