×
  • Lajme
  • Lajme

    Telashet me ushqimin e FSK’së, Kuvendi pritet të mblidhet të hënën për seancë të jashtëzakonshme

    FrontOnline
    12 Tetor 2024

    Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme sërish të hënën, për të diskutuar lidhur me telashet për ushqimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, i ka thënë Gazetës Express se tashmë i kanë mbledhur nënshkrimet.

    “Kemi mbledhë nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për të hënën. Besoj që prej orës 12:00”, ka thënë Qalaj për Express.

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit, për këtë çështje. Ai ka kërkuar zgjidhje konkrete, në të kundërtën do të detyrohen të marrin masa.

    “I nderuar z. Ministër dhe z. Sekretar, bazuar në atë që u cek më lartë ju lutem të jepen udhëzimet e duhura se si do të veprohet nga data 11.10.2024 e tutje. Pasi që, mos paraqitja e personelit nga institucionet tjera në kuzhinat e FSK-së, vonesat në furnizim me artikuj ushqimor dhe sanitar dhe rreziqet për pasoja shëndetësore do të na detyrojnë që të marrim masat për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve e planifikuara dhe të funksionojmë vetëm me staf esencial“, thuhet në letrën e Jasharit për Ministrinë e Mbrojtjes.

    Telashet kanë filluar pas skadimit të kontratës të kompanisë që ka kryer këto shërbime deri tash. Kontrata me kompaninë e re nuk ështënënshkruar ende, meqë ndodhet në auditim të brendshëm. Si zgjedhje të përkohshme, Ministria ka marrë kuzhinierë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Menza e Studentëve.

    Ky personel ka deklaruar se do të paraqiten në kuzhinat e FSK’së vetëm deri më 11 tetor, sipas letrës që Jashari i ka dërguar Maqedoncit.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Anton Quni i ka kërkuar llogaridhënie Qeverisë së Kosovës, sa i përket problemit të ushqimit në kazermat e Forcës...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se janë mbledhur nënshkrimet nga opozita për një seancë në Kuvendin e Kosovës...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Mbrojtjes Anton Quni, në një konferencë për media, ka ngritur shqetësimet e LDK-së...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka përmendur dhe njëherë vendimet që u morën në mbledhjen e djeshme të Qeverisë. Në këtë mbledhje u miratua...
    Lajme12 Tetor 2024
    Sot, Zvicra përballet me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve. Ka dy vjet që kur këto dy skuadra nuk janë ballafaquar,...
    Kronika12 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Gjakovë. Burri është ankuar se është sulmuar fizikisht nga...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Boeing do t’i mbyllë 17.000 vende të punës, dhe do ta shtyjë fazën e prodhimit, për t’u përballur me problemet që ka...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një bisede në podcastin e tij në Facebook, ndër të tjera duke folur për studentët dhe...
    Lajme12 Tetor 2024
    Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka folur për “Front Online” lidhur me kërkesën e kryeministrit Kurti për Serbinë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.