×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj pas vizitës së Kasanof: Nuk pres lëvizje të dialogut, ai mund të nis në vitin 2025

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Ish-ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, aktualisht deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, për FrontOnline e ke konsideruar si të mirëseardhur vizitën e emisarit amerikan në Kosovë, Aleksandër Kasanof, por se nuk pret ndonjë ndryshim rreth ecurisë së dialogut Kosovë-Serbi.

    ”Është mirëseardhur vizita e tij në Kosovë, por unë nuk pres se gjatë këtyre muajve, para se me u mbyllë procesi zgjedhor, para zgjedhjes së presidentit të ri dhe para se të formohen institucionet e reja, të kemi ndonjë pikë kthese në dialogun Kosovë-Serbi’’ thotë ai.

    Hoxhaj, shprehet se lëvizje në dialogun Kosovë-Serbi mund të ketë tek në vitin 2025, por jo tani.

    ‘’Mund të ndodhë në vitin 2025, pas një stabiliteti të ri politik në SHBA dhe Evropë, që të ketë një vëmendje të re evropiane, por mjerisht Kosova është shëndrruar në njëvend ku më shumë menaxhohen krizat se sa përmbushët një pritje e saj’’ shprehet ai.

    Ish-shefi i diplomacies kosovare thotë se deklarata e emisarit amerikan për dialogun dhe asociacionin është deklaratë e përseritur e SHBA-ve.

    ‘’Ky është qëndrim i përseritur i SHBA dhe ato që i ka pranuar Kurti si Marrëveshje e Brukselit dhe si aneks i Ohrit, do i ketë Kosova gjatë në tavolinë, por nuk pres që nga udhëheqja e tij të ketë diçka. Më shumë mund të prodhoj kriza, mund të përdor kriza për përfitime elektorale, mund të lëshoj pe dhe të kthehet në pikën zero’’ thotë ai.

    Hoxhaj, shprehet skeptic se mund të ketë lëvizje në dialog në këtë kohë.

    ‘’ Unë nuk pres që nën udhëheqjen e tij të ndodhë diçka në dialog, por vetëm pas zgjedhjeve’’ potencoj Hoxhaj.

    Vizita e Kasanof në Kosovë, opozita: Kurti nuk lëvizë në dialog, s’ka dialog para zgjedhjeve

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se përkundër deklaratës së Kasanot që Kosova ta dërgoj në Gjykatën Kushtuese, Draft-Asociacionin, kryeministri Albin Kurti...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti i VV-së, Agon Batusha, për FrontOnline, ka folur pas vizitës së emisarit amerikan në Kosovë, Aleksandër Kasanof. Batusha, thotë se fillimisht...
    Lajme11 Tetor 2024
    Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof ka thënë se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, kanë komplikuar kapacitetet...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrotjes, Bekë Berisha, për FrontOnline ka komentuar letrën e dëguar nga Komandanti i FSK-së,...
    Lajme11 Tetor 2024
    Instituti Demokratike i Kosovës ka thënë se bojkotimi i seancës së sotme të jashtëzakonshme nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe grupet...
    Lajme11 Tetor 2024
    Gjatë ditës së sotme është publikuar një artikull i cili nxiti debat dhe reagime gjithandej për shkak të kushteve jo të mira,...
    Lajme11 Tetor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratik e Kosovës ka reaguar në lidhje me shqetësimet për mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së. Azemi...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë e ka uruar ekipin e FSK-së për marrjen e medaljes së argjendtë në ushtrimin “Cambrian...
    Lajme11 Tetor 2024
    Tetë nga njëmbëdhjetë personat e lënduar në aksidentin që ndodhi në Veternik janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.