×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi e pret në takim Nevzad Lutfiun, u diskutua nevoja për përkrahje të shtuar për shqiptarët e Luginës

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

    Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në takim u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme të cilat lidhen me aktualitetin dhe situatën e shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

    “Ndër temat të cilat u diskutuan në këtë takim ishte edhe nevoja për përkrahje të shtuar për shqiptarët atje, të cilët vazhdojnë të përballen me sfida të shumta, duke përfshirë diskriminimin dhe shtypjen sistematike.

    Me këtë rast, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu shqetësimet e thella në lidhje me vazhdimin e praktikave diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe ritheksoi përkushtimin për të qëndruar pranë dhe për të mbështetur të drejtat e ligjshme të shqiptarëve atje”, thuhet në komunikatë.

    Zëvendëskryeministri Bislimi tha se Qeveria e Kosovës do të vijojë të ofrojë mbështetje të gjithanshme për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, me fokus kryesor në avancimin e të drejtave të tyre.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas letrës që u publikua në media ku Komandanti i...
    Lajme11 Tetor 2024
    Presidentja, Vjosa Osmani e ka falënderuar ish-komandantin e KFOR-it Özkan Ulutas, për sigurinë që ka ofruar gjatë shërbimit në Kosovë. Në ceremoninë...
    Lajme11 Tetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje s’ka shkuar fare në seancën e thirrur nga PDK për diskutim lidhur me përgjimin në mes të Mimoza Kusari Lilës...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Kosovës, Haxhi Shala ka mbërritur në Kosovë disa ditë pasi babai i tij ndërroi jetë. Një fotografi e postuar nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Takim me emisarin amerikan Alekasnder Kasanof ka zhvilluar sot edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Në këtë takim Avbdixhiku ka ngritur si...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof, dhe Ambasadorin Jeffrey...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, dhe ish-kryediplomaten Vlora Çitaku kanë qëndruar në Ambasadën e SHBA-së...
    Sport11 Tetor 2024
    Erling Haaland, sulmuesi i Manchester City-t, theu rekordin e golave të Norvegjisë në moshën 24-vjeçare gjatë një fitoreje në Nations League kundër...
    Lajme11 Tetor 2024
    Gjykata Themelore e Prizrenit e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar më 22 muaj burg, zyrtarin e Komunës së Mamushës me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.