×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkëpunimi Kosovë-SHBA dhe dialogu strategjik, vizita e të dërguarit të Amerikës për Ballkanin

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, u prit nga liderët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, në takime ndaras të enjten në Prishtinë.

    Pas takimit me Kasanofin në zyrën e saj, Osmani tha se Kosova ka nevojë për dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Në takimin me Kasanof, presidentja Osmani diskutoi edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, siç është fusha e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha zyra e Osmanit në një njoftim për media.

    Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të kënaqura me veprimet e autoriteteve kosovare në veriun e banuar me shumicë serbe gjatë këtij viti, duke thënë se ato kanë ndikuar në partneritetin mes dy vendeve.

    Uashingtoni i ka cilësuar si të “njëanshme” dhe të “pakoordinuara” vendimet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti në veri për ndalimin e dinarit serb, mbylljen e institucioneve paralele serbe dhe synimet për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

    Kurti vazhdimisht këmbëngul se veprimet e Qeverisë së tij nuk janë të drejtuara kundër askujt, se ndjek Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe se marrëdhëniet me SHBA-në janë të mira, përkundër mospajtimeve për disa çështje.

    Pas takimit të enjten vonë, kryeministri Kurti shkroi në Facebook se me Kasanofin “trajtuam një gamë të gjerë temash, me fokus në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, zgjerimit të bashkëpunimit të dyanshëm dhe sinergjinë në fusha me interes të përbashkët”.

    Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri dhe aleati kryesor i Kosovës.

    Zyra e Kurtit tha në një njoftim paraprakisht se kryeministri “trajtoi mundësitë e bashkëpunimit edhe me emisarin e ri Alexander Kasanof si dhe partnerët tanë evropianë pas zgjedhjeve të mbajtura dhe komisionarëve të rinj”.

    Kasanof po e viziton Kosovën për herë të parë si i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor – pasi e pasoi Gabriel Escobarin – ku pritet të zhvillojë konsultime edhe me liderë të opozitës, shoqërinë civile dhe bizneset.

    Kasanof erdhi në Prishtinë pas një vizite në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë gjatë kësaj jave.

    Ndërkohë, zyra e Kurtit tha se në takimin e tij me të dërguarin amerikan të enjten “u trajtua dhe dialogu me Serbinë, ku kryeministri shprehu konstruktivitetin e Kosovës në proces dhe nevojën për zbatimin e plotë dhe sa më parë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”.

    Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

    Por, takim mes udhëheqësve të lartë nuk ka pasur për më shumë se një vit.

    Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Kronika11 Tetor 2024
    Një cisternë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Pejë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka dhënë detaje për...
    Lajme11 Tetor 2024
    Dogana e Kosovës në Gjilan ka ndaluar një automjet, ku kishin vërejtur se në të ishin të ngarkuara 750 copë pula të...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin që zhvilloi dje, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve...
    Të tjera
    Vip11 Tetor 2024
    Fifi, vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për publikun. Artistja nga Ferizaj, në një bashkëbisedim me ndjekësit së fundmi...
    Lajme11 Tetor 2024
    Dogana e Kosovës në Gjilan ka ndaluar një automjet, ku kishin vërejtur se në të ishin të ngarkuara 750 copë pula të...
    Bota/Rajoni11 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një foto-album nga vizita e djeshme e presidentit turk , Recep Tayyip Erdogan në Tiranë....
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin që zhvilloi dje, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve...
    Lajme11 Tetor 2024
    U.D i kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, për FrontOnline, nuk ka specifikuar për hapat e më tutjeshëm, pas publikimit të incizimit ku...
    Lifestyle11 Tetor 2024
    Dashi Duhet të mundoheni që të përshtateni me një periudhë ndryshimesh dhe zgjidhjesh. Do t’iu duhet të vini rregull brenda jetës suaj,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.