×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku: Nuk jam i kënaqur me PDK-në, nuk është dashtë me leju brenda në Kuvend- Albini është njeri i Serbisë e Mimoza po më dhimbset

    Arbnor BUZHALA
    10 Tetor 2024

    Dje në media është publikuar një incizim ku shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet derisa sa flet me Milan Radojeçiqin, atëkohë udhëheqës i Listës Serbe dhe aktualisht i akuzuari kryesor për sulmin i cili ndodhi vitin e kaluar në fshatin Banjskë në Veri të Kosovës, shkruan FrontOnline.

    Për këtë ka reaguar kryetari i PDK-së në Skenderaj dhe ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku.

    Ai thotë se në këtë përgjim ka folur Albin Kurti dhe jo Mimoza Kusari, duke treguar ‘’dhëmbshuri’’ për këtë të fundit e duke e konsideruar kryeministrin Kurti si njeri të Serbisë.

    ”Me të tregu drejt unë prej Albin Kurtit nuk pres bre kurgjë më shumë, po unë e kam thënë edhe më herët. Albin Kurti është njeri i Serbisë o vëlla, më së paku du me fol për Mimozën, ajo është mashë e Albinit, aty ka fol Albin Kurti, jo Mimoza Kusari. Kurti duhet me u gjyku e jo me u gjyku Mimoza e shkretë se po më dhimet edhe ajo’’ tha ai.

    Lushtaku, thotë se nuk e din nëse do të ketë protesta, por që është takuar me familjet e dëshmorëve të cilat po ndihen të ofenduara pas këtij incizimi.

    ‘’Nuk e di a ka me pas protesta. Kesh ulur me familjet e dëshmorëve deri tash, veç kjo temë është duke u disktuar deri në këtë situatë kemi ardhë, gjendje tepër e vështirë për veteranët, për shqiptarët’’ thotë ai për FrontOnline.

    Madje, Lushtaku, shpreh hapur se nuk është i kënaqur as me PDK-në, pasi që sipas tij ka pritur që deputetët e subejtktit të tij politik, të reagojnë e të mos e lën fare të futet në sallë, Mimoza Kusarin, e cila ishte e implikuar në incizimin me Milan Radojecicin.

    ‘’Me të kallxu drejt qitu s’jam i kënaqur me PDK-në, se unë se kisha lanë Mimozën me hy as në Parlament se për at parlament është derdhur gjak e sot me ardhë në këtë situatë që Mimoza me Radojecicin me bërë ligjin. ska koment. Unë kam pritë që sot nga PDK-ja mos me e lanë me hi Mimozën deri të përjashtohet ajo edhe pse është më ma pak faj se të tjerë’’ u shpreh Lushtaku.

    Për Lushtakun, Kurti këmbë e krye është njeri i Serbisë.

    ‘’Këtu Albin Kurti është këmbë e krye njeri i Serbisë” tha ai për FrontOnline.

     

     

     

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Kreu i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka demantuar raportimet në media se ka përçarje brenda partisë se tij dhe se ka...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës ka arritur që të sigurojë 42 nënshkrime për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për të premten lidhur me...
    Lajme10 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim që Haxhi Shalës t’i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se për 24 vjet, qeverisë e Kosovës nuk mund të zgjidhnin problemin e konsumit në...
    Vip10 Tetor 2024
    Aktorja Arjola Demiri është nënë e tre fëmijëve. Ajo ka kohë që i ka ndarë rrugët me ish bashkëshortin mirëpo një postim...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas nënshkrimit të tri marrëveshjeve me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, u shpreh i lumtur edhe për...
    Lajme10 Tetor 2024
    Komanda e Forcave Tokësore në kuadër të planit të trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve luftarake ka realizuar me sukses Trajnimin Taktika me...
    Lajme10 Tetor 2024
    Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayiip Erdogan, ka bërë thirrje nga Tirana që të ndalen luftimet në Gaza dhe Liban. Në një konferencë...
    Vip10 Tetor 2024
    Justin Bieber po kalon një periudhë të vështirë kohët e fundit, pas akuzava të ngritura kundër mikut të tij dikur të ngushtë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.