×
  • Lajme
  • Lajme

    Rriten rastet me kancer në Kosovë, deri në shtator 1500 raste të reja

    FrontOnline
    13 Tetor 2024

    Është rritur dukshëm numri i të prekurve nga kanceri në Kosovë.

    Që nga janari e deri në muajin shtator të këtij viti janë regjistruar 1 mijë e 500 raste të reja të kancerit, kryesisht kancer i gjirit dhe mushkërive.

    Kështu ka bërë të ditur për “Front Online” drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi.

    Kurtishi thotë se ka rritje të rasteve krahasuar me vitin e kaluar.

    Ai deklaron se me kancer të gjirit tek femrat janë 335 raste të reja, ndërsa tek meshkujt tek kanceri i mushkërive janë 195 raste.

    “Deri në fund të shtatorit janë regjistruar në Klinikën e Onkologjisë 1500 raste të reja me kancer. Kemi rritje të lehtë, në krahasim me vitin e kaluar me periudhën e njëjtë. Dominon kanceri i gjirit me 335 raste të reja tek femrat dhe kanceri i mushkërive me 195 raste tek meshkujt”, u shpreh Kurtishi.

    Kurtishi ka treguar edhe moshën më të prekur nga kjo sëmundje.

    “Mosha më e prekur është ajo mbi 50 vjeç me një dominim të vogël të meshkujve”, tregoi Kurtishi.

    Mungesë të barnave aktualisht në klinikën e Onkologjisë nuk ka, thotë Kurtishi.

    “Klinika ka mjaftueshëm barna nga lista esenciale për mjekimin e sëmundjeve malinje në Kosovë, por normalisht me aprovimin e përdorimit të barnave të reja nga EMA dhe OBSH edhe nevojat për ato barna në Kosovë shtohen”, theksoi Kurtishi.

    Kurtishi potencoi se gjatë këtij viti vetëm tri raste u është rekomanduar trajtimi jashtë vendit.

    “Vetëm 3 raste janë dërguar për trajtim jashtë për mjekim edhe atë 1 rast pa implikime buxhetore të MSH-së dhe 2 raste me probleme specifike trurore”, përfundoi Kurtishi për “Front Online.

    Ndryshe, tetori është muaji i ndërgjegjësimit të grave ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit.

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedurat e miratimit të agjendave të reformave, të cilat i kanë paraqitur vendet e Ballkanit...
    Lajme13 Tetor 2024
    Mbi 50 projektligje rrezikohen të kthehen në pikën zero me përmbylljen e kësaj legjislature, nëse ato nuk trajtohen në lexim të dytë...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të tubimit të mbajtur në Mynih të Gjermanisë. Ai ka thënë as çlirimi as...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Policia ka raportuar se në Pejë 7 persona janë përfshirë në një rrahje, ku dy policë që ishin jashtë detyrës zyrtarë kanë...
    Kronika13 Tetor 2024
    Një burrë është arrestuar nga policia në Pejë. Ai dyshohet se e kishte dhunuar një grua. Rasti raportohet të ketë ndodhur të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Një shtëpi në Shtime është përfshirë nga zjarri. Pronari i shtëpisë ka raportuar në polici, se zjarri erdhi nga rrethana të panjohura,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Dy punëtore në një market në Prishtinë kanë raportuar se janë ngacmuar vazhdimisht nga tre persona. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar...
    Lajme13 Tetor 2024
    Dje ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se policia serbe ka arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së në pikën kufitare...
    Lajme13 Tetor 2024
    Të shtënat me armë shpërthyen mes një turme pranë një universiteti në Tennessee të shtunën pasdite, duke vrarë një 24-vjeçar dhe duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.