×
  • Lajme
  • Lajme

    Kasanof nesër në Kosovë, Kurti: Duhet të durojmë 24 orë për të kuptuar se çfarë mund të presim prej tij

    FrontOnline
    09 Tetor 2024

    Ndihmës Sekretari i ri të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof nesër do të vijë në Kosovë, ndërsa kryeministri tha se duhet pritur deri në atë moment që të dihet se “çfarë do të mund të presim prej tij”.

    Albin Kurti u pyet në një konferencë për media për vizitën e Kasanof dhe se a mund të presë prej diplomatit amerikan “konfirmim shtesë sa i përket dialogut që pritet të zhvillohet këtë vjeshtë”.

    “Do ta mirëpresim zyrtarin e lartë të State Departmentit amerikan nesër këtu në Prishtinë. Do të zhvillojmë takim me të. Dhe, ju e dini që ai është në vend të ish-zyrtarit të lartë i cili ka qenë shumë herë në Kosovë, zotit Gabriel Escobar dhe tash edhe me Alexander Kasanof besoj që do ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë”, tha ai.

    “Se çfarë do të mund të presim prej tij, besoj që duhet të kemi një durim prej 24 orësh”, theksoi kryeministri.

    Kasanof po qëndron sot në Beograd, ku ka biseduar për situatën në rajon me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Diplomati amerikan do ta vizitojë për herë të parë Kosovën, ndërsa me Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani është takuar në fund të shtatorit në margjina të samiteve të zhvilluara në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Arsimi, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se kanë shpallur dy pozita të larta në arsim. Atë për drejtor të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti. Ai ka vlerësuar se kjo është qeveri e korrupsionit...
    Lajme09 Tetor 2024
    Emisari i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin, ka thënë se është lajm i mirë që në CEFTA u miratuan me sukses 11...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Ashtu siç e kishte paralajmëruar në muajin qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do t’i rikthehet turit të takimeve me disaporën, në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sot rreth aksidentit ku u përfshi zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku. Kurti tha se organet e...
    Sport09 Tetor 2024
    Kombëtarja e Kosvoës të shtunën luan ndeshjen ndaj Lituanisë, e vlefshme për UEFA Nations League. Shtëpia më e madhe e futbollit europian,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një tjetër kërkesë për të shtyrë ekzekutimin e dënimit të tij. Kërkesa e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është shprehur se sot në Beograd do të votohet me propozim të palës serbe që UNMIK-u përfundimisht të largohet...
    Vip09 Tetor 2024
    Edhe pse po vazhdon të mbajë të fshehtë identitetin e partnerit të saj, sipas aludimeve në rrjet, thuhet se Xhonatan Islami, ish-banori...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.