×
  • Sport
  • Sport

    Miratohet Projektligji kundër dukurive negative në sport

    FrontOnline
    09 Tetor 2024

    Qeveria e Republikës së Kosovës e ka miratuar sot në mbledhjen e saj Projektligjin kundër dukurive negative në sport.

    Ky projektligj i definon dukuritë negative në sport, duke i përfshirë: abuzimin, ngacmimin, neglizhencën dhe diskriminimin e sportistëve.

    Përveç aspektit ndërpersonal, projektligji parasheh masa konkrete për parandalimin, raportimin efikas dhe sanksionimin e dukurive negative në ngjarjet sportive, si dhe masa të posaçme kundër kurdisjeve dhe basteve ilegale në sport.

    “Dukuritë negative në sport vazhdimisht janë problematikë për secilin vend, problematikë të cilën po e trajtojmë me seriozitet dhe prioritet. Projektligji ka efekt të drejtpërdrejt në adresimin e sfidave reale të shoqërisë tonë, duke krijuar mjedis të sigurt dhe të ndershëm për zhvillim të sportit si aktivitet shoqëror, edukues dhe kulturor. Falënderoj të gjithë zyrtarët publikë dhe komunitetin e sportit, të cilët kontribuuan në realizimin e kësaj reforme të rëndësishme ligjore për sportin”, shkroi në rrjetet sociale zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Sport09 Tetor 2024
    Kombëtarja e Kosvoës të shtunën luan ndeshjen ndaj Lituanisë, e vlefshme për UEFA Nations League. Shtëpia më e madhe e futbollit europian,...
    Sport09 Tetor 2024
    Ndeshja e mbetur e Procredit Superligës në basketboll, ndërmjet Pejës dhe Proton Cable Prizrenit, zhvillohet sonte në palestren “Karagaç”. Ky do të jetë...
    Sport09 Tetor 2024
    Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i është bashkuar kompanisë Red Bull si Kryesues Global i Futbollit. Gjermani është lidhur me një sërë...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është shprehur se sot në Beograd do të votohet me propozim të palës serbe që UNMIK-u përfundimisht të largohet...
    Vip09 Tetor 2024
    Edhe pse po vazhdon të mbajë të fshehtë identitetin e partnerit të saj, sipas aludimeve në rrjet, thuhet se Xhonatan Islami, ish-banori...
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është shprehur se Kosova promovon tregtinë e lirë dhe sipas tij, ka qenë Serbia ajo që përmes barrierave të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për aksionin e djeshëm të Prokurorisë Speciale në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se ndaj Serbisë nuk kanë pasur të vendosura masa tregtare përveç se masa të sigurisë. Në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masat e BE’së ndaj Kosovës janë bërë absurde. Ai ka thënë se presin që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.