×
  • Lajme
  • Lajme

    Media propaganduese ruse në Serbi: Vuçiq nuk nënshkruan asnjë dokument në Dubrovnik, nëse aty nënshkruan edhe Vjosa Osmani

    FrontOnline
    09 Tetor 2024

    Media propaganduese ruse në Serbi, Sputnik ka lëshuar një propagandë të re.

    Sipas spekulimeve të Sputnikut, aktivitetet diplomatike të presidentit serb Aleksandar Vuçiqit arritën t’a largojnë pikën për vendosjen e detyrueshme të sanksioneve kundër Rusisë nga teksti i përbashkët që pjesëmarrësit e Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore duhet të nënshkruajnë sot në Dubrovnik.

    Bëhet fjalë për samitin e sotëm Ukrainë – Evropë Juglindore.

    Dezinformomi i medias ruse që ka shtrirje të madhe në Serbi, nuk ndalet këtu. Sipas propagandës së Sputnik në burime diplomatike pranë Samitit në Dubrovnik, termi “pushtimi i Krimesë” u hoq nga dokumenti me insistimin e presidentit serb.

    “Gjithashtu, për shkak të luftës diplomatike të Serbisë, nga teksti i propozuar është hequr fjalia për “mbështetje të detyrueshme ushtarake për Ukrainën””, spekulon mediumi.

    Mediumi në fjalë, ka lëshuar edhe një spekulim rreth Kosovës dhe pjesëmarrjes së presidentes kosovare Vjosa Osmani në këtë samit.

    Sputnik shkruan se Serbia sigurisht nuk do ta nënshkruajë këtë dokument në Dubrovnik nëse nën të nënshkruan edhe Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi ka njoftuar se nesër do të zhvillojë një takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka penguar anëtarët e Partisë Socialdemokrate (PSD) të vendosin disa pankarta në rrethojat në pikën kufitare në Merdarë. Policia...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sot rreth aksidentit ku u përfshi zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku. Kurti tha se organet e...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për aksionin e djeshëm të Prokurorisë Speciale në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se ndaj Serbisë nuk kanë pasur të vendosura masa tregtare përveç se masa të sigurisë. Në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masat e BE’së ndaj Kosovës janë bërë absurde. Ai ka thënë se presin që...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti tha se nuk ka informacione rreth bisedave të publikuara ndërmjet Milan Radojiçiq dhe shefes së Grupit Parlamentar të VV-së,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Uragani Milton mund të dobësohet në një stuhi të kategorisë së tretë, pasi zbret në tokë të mërkurën në mbrëmje pranë qytetit...
    Opinione09 Tetor 2024
    Burimi: The Financial Times, Gideon Rachman. A mund të afrohet fundi i Republikës Islamike të Iranit? I papëlqyer në vend, nën sulmet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.