Shefja e Grupit Parlamentar të PDK-së në Malishevë, Mirlinda Gashi, ka dalur publikisht në përkrahje të NISMA-s dhe koalicionit AAK-NISMA.
Ajo ka pasur një takim me kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limajn, dhe me Isni Kilajn, ish-kandidat i PDK për kryetar të Malishevës në zgjedhjet e fundit.
Pas takimit me Limajn dhe Kilajn, Gashi është shkarkuar nga pozita e saj si shefe e GP të PDK në Malishevë, me ç’rast ka reaguar edhe dega e kësaj partie atje. /FrontOnline/