×
  • Lajme
  • Lajme

    Hill: Me Millosheviqin s’negociuam, tash ka përpjekje për kompromis, shpresoj se do ta arrijmë normalizimin Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    09 Tetor 2024

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill thotë se nevojitet normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Mbrëmë në një intervistë në N1, atij iu kërkua t’i krahasojë negociatat në kohën e Sllobodan Millosheviqit dhe tash në kohën e Aleksandar Vuçiqit.

    “Por mund të krahasohet situata kur negocionit me Millosheviqin – ishit në ekipin e Holbrooke – dhe tash merrni pjesë në njëfarë mënyre. Cili është ndryshimi midis kohës së Millosheviqit dhe Vuçiqit?”, u pyet Hill.

    “Para së gjithash, ne nuk kemi pasur negociata me Millosheviqin, sepse ai ka refuzuar ta diskutojë çështjen dhe kjo ka qenë një problem i madh, prandaj nuk është bërë përpjekje për zgjidhjen e situatës”, tha fillimisht ambasadori amerikan, i cili ishte i dërguar special për Kosovën dhe i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat në Rambuje më 1999.

    Sot, diplomati me shumë përvojë tha se “ka një përpjekje për ta gjetur një lloj kompromisi, por ne ende nuk kemi arritur deri aty”.

    “Natyrisht, kjo është një çështje problematike, sepse SHBA-të kanë një qëndrim tjetër nga Serbia, sepse e kanë njohur Kosovën. Por ne po përpiqemi ta gjejmë një zgjidhje dhe thelbi i kësaj është normalizimi dhe shpresoj se do të mund ta arrijmë”, tha Hill.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Një grua në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin se e ka mashtruar një grua tjetër duke ia marrë 250 euro me pretekstin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka udhëtuar në Dubrovnik për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku ka shkaktuar mbrëmë një aksident trafiku. Reporteri mëson se zëvendësministri i Qeverisë Kurti ka goditur me...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike të Kosovës, Ali Gashi ka deklaruar se Qeveria është e obliguar të trajtoj vlerën e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Socialdemokrate sot do të zhvillojë një aksion simbolik. Aksioni do të mbahet në pikën kufitare në Merdar prej orës 13:00. Kështu...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës. Ende nuk janë bërë të ditura pikat të cilat janë në rend të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj ka kërkuar nga Qeveria të rris koeficientin e pagave për 30%. Jasharaj për...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka deklaruar se ka pasur një proces negocimi nga të dyja palët për të gjetur një...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi, është lidhur direkt në një emission televiziv nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.