×
  • Lajme
  • Lajme

    Vd*es 22-vjeçari nga Zhilivoda e Vushtrrisë pasi u godit nga energjia elektrike

    FrontOnline
    06 Tetor 2024

    Një 22-vjeçar ka vdekur pasi ishte goditur nga energjia elektrike në shtëpinë e tij, në Zhilivodë të Vushtrrisë.

    Këtë e bëri të ditur Ilmi Prekazi nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut.

    Ai ka thënë se rreth orës 10:00 të mëngjesit ishin njoftuar se i riu ishte goditur dhe më pas rreth orës 11:23 u njoftuan nga Emergjenca se i njëjti kishte ndërruar jetë.

    “Sot rreth orës 10:00,  policia në Vushtrri është njoftuar se në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë një person i moshës 22 vjeç, ishte goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij. Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion mirëpo viktima në ndërkohë ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e ShSKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor”.

    “Rreth orës 11:23, policia ishte njoftuar nga Emergjenca se viktima kishte humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe eksperti i rrymës. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar. Rasti është inicuar: Vdekje e dyshuar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftim. /Klankosova

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme06 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se mentaliteti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është i...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Ushtria e Kosovës është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në panelin për politika qeveritare për gra dhe vajzat në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së,...
    Të tjera
    Lajme06 Tetor 2024
    Ligji i ri për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar do të ketë efekt jashtëzakonisht të madh në ngritjen enorme...
    Lajme06 Tetor 2024
    Kryeshefi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, njofton se pas fillimit të operimit të ndërmarrjes Elektrosever Sh.p.k, nga 1 janar 2024, dhe marrjes përsipër...
    Kronika06 Tetor 2024
    Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në hyrje të autostradës në Prizren. Të përfshirë ishin një veturë dhe një minibus, me...
    Sport06 Tetor 2024
    Erling Haaland mbetet dëshira kryesore e Barcelonës në afatin kalimtar veror. Ylli i Cityt mund të largohet nga kampionët e Anglisë, vetëm...
    Lajme06 Tetor 2024
    Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i vendos interesat e brendshme politike përpara interesave...
    Lajme06 Tetor 2024
    Disa persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një minibusi me targa të huaja në autostradën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.