Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se gati një vit pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, vendi i tij tani po lufton në shtatë fronte, raporton CNN.
“Sot, Izraeli po mbrohet në shtatë fronte kundër armiqve të qytetërimit”, tha ai në një video-deklaratë të shtunën. Ai tha se ato përfshijnë Hezbollahun e mbështetur nga Irani në veri, Hamasin në Gaza, Houthit në Jemen, “terroristët” në Bregun Perëndimor dhe milicitë shiite në Irak dhe Siri.
“Dhe ne po luftojmë kundër Iranit, i cili javën e kaluar gjuajti mbi 200 raketa balistike direkt në Izrael dhe që qëndron pas kësaj lufte me shtatë fronte kundër Izraelit”, tha Netanyahu.
Ai tha se po e mban premtimin e tij për ta ndryshuar balancën e fuqisë në veri midis Izraelit dhe Libanit. Izraeli ka nisur gati 9,000 sulme në Liban që nga 8 tetori dhe Hezbollahu ka nisur 1,500 sulme në të njëjtën periudhë kohore, sipas të dhënave të ACLED