×
  • Lajme
  • Lajme

    VV akuza qeverive të kaluara për rrugët, s’e përmendin Autostradën e Gjilanit, për rrugën Prishtinë -Pejë thonë “po kryhet brenda mandatit”

    FrontOnline
    05 Tetor 2024

    Vetëvendosje u ka bërë akuza qeverive të kaluara për rrugët, në një panel për infrastrukturë që u mbajt sot e ku morën pjesë ministri i MPHI’së, Liburn Aliu, dy zëvendësministrat e tij, Hysen Durmishi dhe Jeton Raka, si dhe shefi i këtij kabineti, Valon Hoti.

    Hoti përmendi rrugët Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Podujevë dhe rrugën Prishtinë-Pejë, për të cilat tha se nuk u përfunduan për 20 vjet, e tash thekson se po përfundohen brenda këtij mandati.

    Por, nuk e përmendi autostradën e Gjilanit, për të cilën ministri Liburn Aliu, ditë më parë, në një debat televiziv ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara.

    “Ai kujtoi gjithashtu se si ata që na akuzojnë se kemi falur borxhe janë ata që kanë falur më së shumti borxhe në mënyrë të jashtëligjshme; vetëm kompanitë e ujit, për (2006-2020) u paguan 39 mijë euro për ambalazhim, ndërsa me qeverisjen aktuale (2020-2024) janë paguar 437 mijë euro. Hoti po ashtu kujtoi akuzat për monopole nga ata që tashmë kanë humbur monopolet dhe terminalet doganore”, thuhet në njoftimin e VV’së.

     

     

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryetari i subjektit politik, Nisma, Fatmir Limaj nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se sot ka qenë...
    Lajme05 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është shprehur se fermerët e Kosovës, kanë qenë ndjesia pozitive dhe motivi i tij për punë. Ndër...
    Lajme05 Tetor 2024
    Vëllai i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Azem Krasniqi, ka ndërruar jetë sot. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja...
    Të tjera
    Lajme05 Tetor 2024
    Profesori amerikan Daniel Serwer ka bërë një analizë të gjatë rreth qëndrimeve të mundshme të SHBA-së ndaj Ballkanit pas zgjedhjeve presidenciale amerikane,...
    Lajme05 Tetor 2024
    Një neurolog i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është sulmuar dhe kafshuar nga qen endacakë gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Lidhur...
    Lajme05 Tetor 2024
    Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë se Bashkimi Evropian po përgatitet për progres të shpejtë në bisedimet mes Prishtinës e...
    Sport05 Tetor 2024
    Simone Inzaghi e ka refuzuar mundësinë që t’i bashkohet Manchester Unitedit, teksa ‘Djajtë e Kuq’ po vlerësojnë alternativat e mundshme për ta...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë përgjatë kufirit me Serbinë. Kurti ka përmendur kërcënimet...
    Lajme05 Tetor 2024
    Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri automjete. Klankosova.tv raportoi pak më parë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.