×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Kosova, dëshmi e kritikëve që thonë se nuk mund të implementosh standardet evropiane në Ballkan

    FrontOnline
    05 Tetor 2024

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se Kosova ka bërë përpjekje serioze, dhe ka arritur rezultate sa i përket sundimit të ligjit në vend.

    Kështu u shpreh ministrja në një intervistë për Radiotelevizionin Publik Slloven, përcjell Klankosova.tv.

    “Sundimi i ligjit në Kosovë gjatë tre vjetëve të fundit nuk ka qenë thjesht fjalë boshe. Përkundrazi ka pasur përpjekje serioze dhe rezultatet të cilat janë konfirmuar nga të gjitha organizatat ndërkombëtare, që vlerësojnë luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, standardet demokratike, lirinë e mendimit, të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave, të gjitha dëshmojnë se Kosova ka bërë një punë të shkëlqyer”, tha Gërvalla.

    Tutje, ajo shprehet se zhvillimin që ka bërë Kosova, është dëshmia kundrejt kritikëve të Ballkanit, që thonë se nuk mund të implementosh standardet evropiane në Ballkan.

    “Vetëm në Transparency International kemi përparuar më shumë se 20 vende brenda tri viteve. Kjo do të thotë se ka një zhvillim që është i pazakontë për të gjithë ata kritikë të Ballkanit, të cilët për një kohë të gjatë kanë thënë se nuk mund të implementosh standardet evropiane në Ballkan”, deklaroi Gërvalla.

    “Ne jemi pikërisht dëshmia që kjo nuk është e vërtetë”.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Perëndimit që të sanksionojë të gjithë personat që ai tha se komunikojnë dhe...
    Lajme05 Tetor 2024
    Derisa ende nuk dihet se si do të zbatohet urdhri i Gjykatës Speciale për kompensimin e viktimave në shumë prej 207 mijë...
    Lajme05 Tetor 2024
    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, do të mbahen më 9 shkurt. E në kuadër te kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar programin...
    Të tjera
    Lajme05 Tetor 2024
    Pjesëtarë të Forcës Reaguese të Aleatëve (ARF) janë parë sot tek Ura e Ibrit dhe në pjesë tjera të veriut të vendit....
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Ka mbetur vetëm një muaj deri në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara dhe demokratja Kamala Harris dhe republikani...
    Lajme05 Tetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kur ishte ftuar për intervistimnë Prokurori ka përmendur emra prokurorësh si pjesë të grupeve...
    Lajme05 Tetor 2024
    Sociologia dhe politikania serbe, Vesna Peshiq, në një intervistë për Danas me rastin e 5 tetorit, datë kjo në të cilën para 24 vitesh...
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që të ndalohen dërgesat e armëve për Izraelin, që kanë qenë kritike për kryerjen...
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën javën e ardhshme. Ai do të jetë në Shqipëri me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.