×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kroacia ndihmon Bosnjën me 10 milionë euro pas përmbytjeve katastrofike

    FrontOnline
    05 Tetor 2024

    Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kroacisë ka marrë vendim për dërgimin e ndihmave humanitare për popullatën në zonat e prekura nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë në vlerë prej 10 milionë euro.

    “Qeveria e Republikës së Kroacisë, duke marrë parasysh shkallën e fatkeqësisë natyrore në Bosnje dhe Hercegovinë, vendosi të ndajë fonde në vlerë prej 10 milionë euro për të ofruar ndihmë urgjente në rehabilitimin e pasojave të përmbytjeve dhe për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës dhe të sigurojë nevojat bazë për viktimat dhe të evakuuarit. Kjo ndihmë financiare do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës me qëllim të ndihmës së popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet “, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kroacisë, raportojnë mediat atje.

    Në të njëjtën kohë, Qeveria ngarkon organet e administratës shtetërore që, në kuadër të kompetencave të tyre, të shqyrtojnë mundësitë dhe të ndërmarrin hapat e duhur për t’i ofruar ndihmë popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet, në përputhje me kërkesën për ndihmë ndërkombëtare.

    “Kroacia qëndron fuqishëm në krah të Bosnjës dhe Hercegovinës fqinje dhe mike, e cila është prekur nga përmbytjet katastrofike. Krahas ndihmës financiare në vlerë prej 10 milionë euro, Kroacia merr pjesë aktive në dërgimin e ekipeve të shpëtimit dhe pajisjeve të nevojshme për rehabilitimin e terrenit dhe mbetet e gatshme dhe e hapur për të gjitha format e tjera të ndihmës në përputhje me nevojat e autoriteteve të BeH.  Edhe një herë shprehim solidaritetin dhe ngushëllimin tonë të thellë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi e rëndë”,tha kryeministri Andrej Plenkoviq.

    Qeveria e Republikës së Kroacisë tha se të gjitha shërbimet emergjente, institucionet kompetente dhe ministritë janë në komunikim të vazhdueshëm me kolegët e tyre nga Bosnja dhe Hercegovina dhe monitorojnë me kujdes zhvillimin e situatës.

    Kroacia është e gatshme të veprojë përmes Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, brigadave të zjarrfikësve, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe përmes Kryqit të Kuq Kroat, në varësi të formës së ndihmës që kërkohet nga autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës./Reporteri.net/

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur kryeqytetin e Zelandës së Re, Wellington, ka njoftuar monitoruesi sizmik qeveritar GeoNet. Deri më tani,...
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Ka mbetur vetëm një muaj deri në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara dhe demokratja Kamala Harris dhe republikani...
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që të ndalohen dërgesat e armëve për Izraelin, që kanë qenë kritike për kryerjen...
    Të tjera
    Lajme05 Tetor 2024
    Një neurolog i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është sulmuar dhe kafshuar nga qen endacakë gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Lidhur...
    Lajme05 Tetor 2024
    Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë se Bashkimi Evropian po përgatitet për progres të shpejtë në bisedimet mes Prishtinës e...
    Sport05 Tetor 2024
    Simone Inzaghi e ka refuzuar mundësinë që t’i bashkohet Manchester Unitedit, teksa ‘Djajtë e Kuq’ po vlerësojnë alternativat e mundshme për ta...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë përgjatë kufirit me Serbinë. Kurti ka përmendur kërcënimet...
    Lajme05 Tetor 2024
    Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri automjete. Klankosova.tv raportoi pak më parë për...
    Lajme05 Tetor 2024
    13,415 qytetarë kanë aplikuar në thirrjen publike të Ministrisë së Ekonomisë për subvencionin për pajisje efiçiente për ngrohje. Sipas njoftimit të ME-së,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.