×
  • Lajme
  • Lajme

    Pahor: Iu thashë miqve në Ballkanin Perëndimor, mos e nënvlerësoni mendësinë e re të Brukselit për zgjerim pas agresionit rus

    FrontOnline
    05 Tetor 2024
    Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se agresioni i nisur i Rusisë kundër Ukrainës ka qenë një ndyrshim loje në mendësinë e Brukselit sa i përket zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

    Për këtë, ai tregoi se para se të niste lufta në Ukrainë derisa ai ka qenë në postin e presidentit iu kishte thënë miqve të tij në rajon që të mos e nënvlerësojnë ndryshimin sepse ai është real

    “Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ishte një ndryshim loje për mendësinë në Bruksel në lidhje me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor. Para agresionit, u kam thënë miqve të mi në rajon që të mos e nënvlerësojnë këtë ndryshim të mendësisë në lidhje me zgjerimin në Bruksel. Ky ndryshim është real dhe tani ka vullnet politik për të ecur përpara me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor”.

    Pahor, i cili kishte shprehur gatishmërinë e tij për të pasuar Miroslav Lajçakun në postin e ndërmjetësit të dialogut Kosovë-Serbi, tha se status quo-ja në këtë rajon s’mjafton për paqe të qëndrueshme.

    “Status quo-ja për Ballkanin Perëndimor nuk është e mjaftueshme për paqe të qëndrueshme, siguri dhe përparim, por do të thotë punë e papërfunduar, veçanërisht nga pikëpamja e zgjerimit të BE-së. Por është mirë që tre nga gjashtë vendet janë tashmë anëtarë të NATO-s”.

    Ai shtoi se pas agresionit ndaj Ukrainës, Brukseli tregon një vullnet më të madh politik për zgjerim.

    “Shpresoj që kjo të reflektohet edhe në punën e Komisionit të ri Europian. Për sa i përket strategjisë së zgjerimit, unë jam për një kombinim të një qasjeje gjeopolitike dhe duke marrë parasysh progresin e bërë në përmbushjen e kushteve”.

    Këto komente ai i bëri në forumin 2BS në Budvë të Malit të Zi ku në njërin prej paneleve folës ishte edhe Lajçak.

    Pahor ka qenë president i Sllovenisë nga dhjetori i

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë që drejton ka folur edhe për mospajtimet që...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes pasi foli për, siç tha ai, të arriturat e Qeverisë së...
    Lajme05 Tetor 2024
    Ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu, tha se situatat e krijuara midis Kosovës dhe Serbisë nuk ka pësuar ndonjë përmirësim të dukshëm. Ai theksoi...
    Të tjera
    Lajme05 Tetor 2024
    Berat Rukiqi i LDK-së ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të shtrimit të rrugëve të reja. Duke publikuar një statistikë nga Vjetari...
    Lajme05 Tetor 2024
    I aksidentuari me motoçikletë në Prizren është në gjendje të rëndë. Kështu për Klankosova.tv ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës në...
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Pas reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve të djeshme, qyteti i Vlorës është zgjuar mëngjesin e sotëm nën ujë. Në pamjet...
    Lajme05 Tetor 2024
    Qytetarët duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripit sezonal, pasi kjo konsiderohet metodë për parandalimin e sëmundjeve infektive. Kështu po thotë drejtori...
    Sport05 Tetor 2024
    Piloti legjendar i Formula 1, Michael Schumacher, pati një aksident të rëndë në ski në vitin 2013 dhe që atëherë publiku nuk...
    Lajme05 Tetor 2024
    Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka folur për “Front Online” lidhur me trendin e mbylljes së bizneseve në Kosovë. Krasniqi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.