×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti shkruan për takimin me historianin polak Adam Michnik, thotë se ai i foli për Kadarenë e Lubonjën

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimin që pati gjatë qëndrimit në Varshavë me historianin e njohur polak, Adam Michnik.

    Për këtë të fundit, Kurti tha se i ka përmendur një vizitë të para shumë viteve në Prishtinë, ndërsa tha se ka pyetur edhe për Kosovën sot.

    “Vështirë të ketë një të dytë sikur Michnik që respektohet kaq shumë si prej atyre që pajtohen njësoj edhe prej atyre që s’pajtohen me të. Dija mbi historinë dhe talenti për letërsinë, përvoja jetësore në sisteme të ndryshme shtetërore, janë fort të vlefshme sa të pazëvendësueshme për vrojtimet që bën e shpjegimet që jep, nga raporti i Bashkimit Evropian me demokracinë, te agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe sfidat e njerëzimit në botë”, ka shkruar Kurti.

    Michnik, sipas Kurit, i kishte folur me admirimin për shkrimtarët shqiptarë, të ndjerin Ismail Kadare dhe Fatos Lubonjën, si dhe për takimet me Adem Demaçin.

    Kurti tha se Michnikun e ka ftuar të rikthehet në Prishtinë për një ligjëratë.

    Postimi i plotë:

    Teksa ngjitemi shkallëve na paralajmëruan që ai pi shumë duhan. Ishte njëlloj kërkim faljeje paraprake për neve shoqëruar me brengë e dhembshuri për të.

    Adam Michnik, nga një i burgosur politik polak (tejet i njohur) u bë intelektual publik evropian (edhe më i famshëm). I tillë është edhe sot, në moshën gati 78 vjeçare, me mendje të mprehtë e kujtesë të gjerë, kritik dhe produktiv, me humor të hollë trashëgimi e situatave të burgut e disidencës. Në fillim të bisedës, tregon se kur ka vizituar Prishtinën para shumë viteve, në një rast gjersa po mbante fjalim në frëngjisht para një grupi polakësh, përkthimi ishte në shqip dhe ata s’kuptuan asgjë.

    Vështirë të ketë një të dytë sikur Michnik që respektohet kaq shumë si prej atyre që pajtohen njësoj edhe prej atyre që s’pajtohen me të.

    Dija mbi historinë dhe talenti për letërsinë, përvoja jetësore në sisteme të ndryshme shtetërore, janë fort të vlefshme sa të pazëvendësueshme për vrojtimet që bën e shpjegimet që jep, nga raporti i Bashkimit Evropian me demokracinë, te agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe sfidat e njerëzimit në botë.

    Flet me admirim për Ismail Kadarenë dhe Fatos Lubonjën, por edhe për polemikën e tyre me njëri-tjetrin. Evokon përplot mbresa takimet me Adem Demaçin e Veton Surroin, dhe pyet për Kosovën sot…

    I tregova edhe për përkthimet në shqip të shkrimtarëve nobelistë polakë, Czesław Miłosz, Wisława Szymborska e Olga Tokarczuk, dhe e ftova të rikthehet për një ligjëratë në Prishtinë ku padyshim se do ta zgjidhim problemin e përkthimit.

    Adam Michnik, stoik si qytetar dhe liberal në shoqëri: “mund të jetë i burgosur edhe nga fashizmi, edhe nga komunizmi, por jo nga frika”.

    Shtëllunga e tymit të cigares që nuk fiket ia mbështjell kokën e thinjur. Por fjalët që thotë dhe sytë që i shëndrrisin e zhbirojnë edhe atë. Shkallëve teposhtë te Gazeta Wyborcza futa dorën në xhepin e sakos, thua se edhe unë po kërkoja një shkrepëse për cigare.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Analisti, Shenoll Muharremi, ka publikuar disa statistika zyrtare e ku në to tregohet se Qeveria Kurti ka shtruar vetëm 2 kilometra rrugë...
    Lajme04 Tetor 2024
    Ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier është shprehur se që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur aktivitetet e deminimit në Kosovë. Ai...
    Lajme04 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron, bashkëshortja e tij, si dhe nga sekretarja e përgjithshme...
    Të tjera
    Vip04 Tetor 2024
    Që nga bërja publike e romancës së tyre, Dafina dhe Kreshniku janë në qendër të vëmendjes nga ndjekësit e tyre. Çifti pak...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë bërë përurimin e çerdhes...
    Lajme04 Tetor 2024
    Ridvan Muharremi është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës si i dyshuar për dallaveret me blerjen e rezervave shtetërore....
    Kronika04 Tetor 2024
    Një rast i dhunës në familje është regjistruar ditën e djeshme në Kllokot. Atje policia ka arrestuar një person për shkak se...
    Lajme04 Tetor 2024
    Raporti në mes të Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në nivele...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Kushteve të rënda atmosferike në Bosnje dhe Hercegovinë nuk i ka shpëtuar as një xhami në Jabllanicë, vendi ku u prek më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.