×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Deputetët e opozitës kaos para kuvendit, ua vënë flakën edhe kukullave me figurën e Ramës

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    24 deputetët e përjashtuar të opozitës shqiptare tentuan të futen në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë, por u ndaluan nga Garda e Republikës.

    Ata mbërritën që rreth orës 8:30 në ambientet e Kuvendit, por Garda nuk i ka lejuar të hyjnë në ambientet e brendshme të sallës së Kuvendit.

    Deputetët e përjashtuar janë konfliktuar me Gardën dhe me deputetët e mazhorancës, të cilët nuk i lejonin të futeshin në sallë. Nga ky konflikt e kanë pësuar edhe disa deputetë të opozitës, të cilët nuk ishin të përjashtuar, por që nuk kanë mundur të futen në seancën plenare të Kuvendit.

    Më pas deputetët e opozitës u vunë flakën katër kukullave me fytyrat e kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj, që i sollën përpara derës kryesore të parlamentit, duke larguar nga aty simbolin me fjongo rozë për luftën kundër kancerit të gjirit.

    Deputeti Flamur Noka i hodhi benzinë manekeneve dhe u vuri flakën, ashtu sikurse ndodhi me karriget e deputetëve në seancën e së hënës.

    Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua seanca plenare e parashikuar për sot. Pika e parë e rendit të ditës ishte diskutimi i pr/ligjit, për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri””.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda, është prezantuar sot nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Proda u...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Tre persona dyshohet të kenë humbur jetën sot, kur një veturë dhe një kamion kanë marrë flakë në rrugën Manastir-Prilep. Ende nuk...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është paraqitur këtë të enjte në ambientet e QSUT, (Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”), ku i është...
    Të tjera
    Vip03 Tetor 2024
    Einxhel Shkira dhe Milaim Zeka flitet se do të jenë dy personazhet që do ti shikojmë në panelin e opinionistëve në Big...
    Sport03 Tetor 2024
    Ambasada Franceze në Kosovë e ka përgëzuar paraqitjen e ekipeve franceze në Ligën e Kampionëve në këtë edicion. Mbi të gjitha, kjo...
    Lajme03 Tetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se bordi i saj ka miratuar propozimin e menaxhmentit për furnizimin e shkollave në komunat Obiliq...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se bashkë me deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer, kanë qenë sot në njërën nga...
    Lajme03 Tetor 2024
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka marrë pjesë dje në Konferencën e FSK-së të titulluar “FSK dhe Partnerët 2024”. Hargreaves tha...
    Lajme03 Tetor 2024
    Jusuf Buxhovi, ish-themelues i LDK-së, ka folur për ish-liderin e kësaj partie dhe të Kosovës, Ibrahim Rugova. Buxhovi, që dikur ishte gazetar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.