×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryeministri shqiptar i nënshtrohet një operimi në Spitalin publik të Tiranës

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është paraqitur këtë të enjte në ambientet e QSUT, (Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”), ku i është nënshtruar një operacioni në hernie, një problem që ai thuhet ta kishte raportuar edhe më herët.

    Mësohet se Rama po operohet nga doktori Arben Gjata, teksa disa kohë më parë kreu i qeverisë shqiptare i ishte nënshtruar një tjetër operacioni për heqjen e apendicitit.

    Rama paralajmëroi në fund të gushtit se do të operohet sërish për shkak të një problemi shëndetësor.

    Siç shkruan A2CNN, gjatë një vizite në QSUT, ku u përurua spitali ditor, Rama tha se do të paraqitet sërish si pacient, pasi duhet të kryejë edhe një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale.

    ”Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që… i kam mësuar edhe emrin… Se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streçing dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos e rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbollit, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, kishte deklaruar, Rama.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Tre persona dyshohet të kenë humbur jetën sot, kur një veturë dhe një kamion kanë marrë flakë në rrugën Manastir-Prilep. Ende nuk...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Gjermania feston Ditën e Bashkimit. Por megjithë dinamikën e përgjithshme pozitive edhe 35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit mes landeve...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ditën e sotme pa 24 deputetë të opozitës, të cilët janë përjashtuar për kaosin dhe veprimet e dhunshme...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2024
    Deputetja e VV-së, Drita Millaku, sot pritet të kalojë në LDK, bëjnë të ditur burimet e portalit FrontOnline. Sipas këtyre burimeve, Millaku...
    Lajme03 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Festivalit Global Shqiptar të Gastronomisë,...
    Lajme03 Tetor 2024
    Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë një interviste në RTV 21, ka folur për shumë tema, përfshirë zgjedhjet, narracionin...
    Kronika03 Tetor 2024
    Një incident i dhunës fizike është raportuar të mërkurën në Prishtinë, ku një femër kosovare dyshohet se ka sulmuar një femër tjetër...
    Kronika03 Tetor 2024
    Një fermë është djegur në Leposaviq më 2 tetor rreth orës 04:10 minuta. Policia ka bërë të ditur se viktima, mashkull kosovar...
    Kronika03 Tetor 2024
    Tetë persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kanë shtënë me armë ndaj njëri-tjetrit. Policia ka bërë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.