×
  • Sport
  • Sport

    Haaland e thyen rekordin, bëhet lojtari më i vlefshëm në histori

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    Erling Haaland ka hyrë në histori të futbollit, sa i përket vlerës në treg.

    Në fakt, sulmuesi norvegjez i ka thyer krejt rekordet e faqes së specializuar për vlerësimin e lojtarëve – Transfermarkt.

    Futbollisti i Manchester Cityt vlerësohet 200 milionë euro, një shifër e paprekur ndonjëherë nga ndonjë lojtar.

    Madje, këtë shifër nuk e kishin arritur as legjendat e futbollit, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

    Deri tash, Haaland vlerësohej 180 milionë euro, por paraqitjet e jashtëzakonshme të këtij sezoni kanë bërë që vlera e tij të rritet.

    Ish-futbollisti i Salzburgut e Borussia Dortmundit i ka realizuar 10 gola në 6 ndeshje të zhvilluara në Premierligë, ndërsa e shënoi edhe një gol në Ligën e Kampionëve.

    24 vjeçari e mori primatin, ndërsa deri tash vlerësohej 180 milionë euro.

    Haaland ka kontratë me “Citizens” deri në verën e vitit 2027, por nuk përjashtohet mundësia që të largohet nga “Etihad Stadium” më herët.

    Interesim për të ka shfaqur Real Madridi, i cili mund të synojë ta sjellë atë në “Santiago Bernabeu” në vitet në vazhdim.

    Prapa tij me këtë shifër, pra 180 milionë euro, mbesin tre yjet e Real Madridit, Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham.

    Natyrisht, edhe vlera e tyre mund të rritet, varësisht prej paraqitjeve që do t’i kenë.

    Madje, Vinicius mund ta kapë 200 milionëshin pasi ta fitojë Topin e Artë, ku është favorit absolut. /Gazeta Express/

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Sport02 Tetor 2024
    Wojciech Szczesny është edhe zyrtarisht futbollist i ri i Barcelonës. Portieri polak ka nënshkruar kontratë me gjigantin katalunas deri në verën e...
    Sport02 Tetor 2024
    Sonte do të luhen ndeshjet e dyta të kësaj jave në Champions League, ku do të spikat ndeshja mes Lille të Edon...
    Sport01 Tetor 2024
    Interi ka fituar ndaj Crvena Zvedas me rezultat 4-0, duke arritur fitoren e parë në Ligën e Kampionëve.  Pasi kishte barazuar në...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2024
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka përkujtuar ditën e bashkimit të Gjermanisë. Ajo ka bërë me dije se bashkimi i dy Gjermanive...
    Lajme02 Tetor 2024
    Takimin e radhës në Varshavë, kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga shefi i Misionit të Kosovës në Poloni, ambasadori Drilon Gashi, e...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka thënë se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës aktualisht në mensa kanë mundësi që ta zgjedhin ushqimin....
    Opinione02 Tetor 2024
    Nga: Mark Almond, drejtor i Institutit të Hulumtimit të Krizave në Oksford / The Independent Vëmendja e ndërkombëtarëve ishte përqendruar te ndikimi...
    Vip02 Tetor 2024
    Dua Lipa është përfshirë në një projekt masiv për ndërtimin e një bodrumi të madh në pronën e saj në Hampstead, ku...
    Lajme02 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në Berlin nga presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Presidentca gjermane tha se Steinmeier i tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.