×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    PD-ja kallëzon në SPAK 73 deputetë të mazhorancës

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka kallëzuar në SPAK 73 deputetë të mazhorancës, përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.

    Opozita i akuzon përfaqësuesit socialistë se kanë konsumuar në bashkëpunim dy vepra penale, atë të “pengimit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës kushtetuese” dhe “mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të kësaj gjykate”, lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

    Sipas deputetëve demokratë, ky veprim përbën jo vetëm minim të demokracisë dhe rrënim të besimit të qytetarëve tek Gjykata Kushtetuese dhe sistemi i drejtësisë, por gjithashtu edhe veprim të kundërligjshëm që dënohet nga Kodi Penal, raporton TV Klan.

    “Në këtë kuptim, deputetët e kallëzuar nga ana jonë, përmes vendimeve të shumicës në Kuvendin e Shqipërisë, kanë kryer veprime aktive me qëllim që të mos ekzekutohet apo pengohet ekzekutimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ky mosekzekutim është bërë pa shkaqe të përligjura, edhe pse ato shprehimisht kanë qenë të ngarkuara nga Gjykata Kushtetuese me ekzekutimin e këtyre vendimeve gjyqësore, me qëllim favorizimin e koleges së tyre Olta Xhaçka, që ka interes personal për mosekzekutimin e këtij vendimi”.

    E teksa grupi Parlamentar i PD-së ka kërkuar nga SPAK-u që të regjistrojë procedimin penal ndaj 73 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, shumica i është drejtuar për opinion Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka që pritet ta shqyrtojë në mbledhjen e datës 6-7 Dhjetor, transmeton Klankosova.tv.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Tetor 2024
    Presidenti Emmanuel Macron thotë se Franca është e përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit dhe ka “mobilizuar burimet e saj ushtarake në Lindjen...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë raportimit të tij në komisionin për dezinformimin tha se Shqipëria kërcënohet nga lajmet e rreme ruse...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2024
    Çmimet e naftës kanë shënuar rritje të mërkurën për shkak të shqetësimeve për një përshkallëzim edhe më të madh në Lindjen e...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i ka kërkuar ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, që të fillojë procedurën e shpërbërjes...
    Lajme02 Tetor 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave të punëtorëve të arsimit në komunën e Vitisë. SBAShK-u i është...
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth. Roth në një postim në “X”  pas takimit që kishte...
    Kronika02 Tetor 2024
    33 persona janë arrestuar gjatë shtatorit nga Policia e Pejës, me urdhëresa të gjykatës. Në njoftim thuhet se personat e prangosur janë...
    Lajme02 Tetor 2024
    Mbrëmjen e vonë të së martës, një femre kosovare persona të panjohur i kanë vjedhur veturën në kryeqytet. Rasti sipas policisë, ka...
    Kronika02 Tetor 2024
    Suharekë-Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka vdekur në rrethana ende të pasqaruara paraditen e djeshme në Suharekë. Policia përmes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.