×
  • Lajme
  • Lajme

    Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit në Viti, SBAShK-u: S’përjashtohet greva, rrogat t’iu dalin sot

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave të punëtorëve të arsimit në komunën e Vitisë.

    SBAShK-u i është drejtuar ministrisë së Financave dhe institucioneve lokale që ta bashkëbisedojnë këtë çështje dhe të gjejnë zgjidhjen e duhur në mënyrë që sipas tyre, punëtorët e arsimit në Viti ta marrin sot pagën e shtatorit.

    “Nëse kjo nuk ndodh atëherë SBASHK në nivelin qendror vazhdon të mbaj komunikim me kryetarin e nivelit komunal sindikal për Vitinë, Kemajl Bislimi dhe me udhëheqës sindikal në këtë komunë dhe do të mbështes çdo angazhim të tyre dhe do t’u qëndrojë pranë e do të solidarizohet me ta edhe nëse ata fillojmë me veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut, transmeton Klankosova.tv.

    Në njoftim bëhet e ditur se kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, do të shkojë sot në Viti, ku do të takohet me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar, për të folur në lidhje me situatën e krijuar e për të marrë, sipas tyre, veprime konkrete.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Korrik 2025
    Fitore Pacollin e Lëvizjes Vetëvendosje s’po e frenojnë as kritikat e ndërkombëtarëve. Ajo ka vazhduar ta politizojë tutje çështjen e vdekjes së...
    Lajme29 Korrik 2025
    Dërgimi i forcave të FSK-së bë veri, gjegjësisht në liqenin e Ujmanit për të ndihmuar në gjetjen e personit të zhdukur më...
    Lajme29 Korrik 2025
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë i ka reaguar ashpër Lëvizjes Vetëvendosje për politizimin e aksionit humanitar të FSK-së. Ndër tjerash, ambasada përmendi...
    Të tjera
    Lajme29 Korrik 2025
    Nis ndërtimi i rrugës së re drejt bjeshkëve – investim që hap horizonte të reja për Junikun Në kuadër të përpjekjeve të...
    Sport29 Korrik 2025
    Sipas disa burimeve të shumta, Cristiano Ronaldo ka arritur më në fund statusin zyrtar të miliarderit, duke u bërë futbollisti i parë...
    Lajme29 Korrik 2025
    Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi të rrjedhur nga takimet e dialogut Kosovë–Serbi në Bruksel, të...
    Bota/Rajoni29 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të martën një ligj që ua mundëson ukrainasve mbi 60 vjeç që t’iu bashkohen...
    Lajme29 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka falënderuar të gjitha institucionet dhe organizatat që morën pjesë në kërkimin për Rrahim Latifin, trupi i...
    Lajme29 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 29.07.2025 Riga lokale shiu mund të vazhdojnë gjatë natës në pjesë të vendit. Orëve të mëngjesit të ditës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.