×
  • Lajme
  • Lajme

    Korenica për largimin e tij dhe të Rrahmanit nga VV-ja: Nuk kishte vend për të vazhduar tutje

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Deputeti Visar Korenica ka folur për largimin e tij dhe të Eman Rrahmanit nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se brenda subjektit të tyre politik nuk kishte vend për të vazhduar tutje.

    Ai foli edhe për koalicionin e krijuar, duke thënë se, nuk ka aderime, por është bashkim i disa njerëzve, siç u shpreh ai, për një qëllim të caktuar.

    “Kjo nismë ka nisur me kolegun tim Eman Rrahmani, duke pasur parasysh që më brenda subjektit tonë politik nuk kishte vend për të vazhduar tutje, për shkak të shumë rrethanave. Ka qenë edhe vet subjekti politik në dijeni, por edhe qytetarët tanë dhe kësaj iniciative i është bashkuar ndërkohë edhe Ferid Agani me subjektin politik PD, më pastaj edhe AKR-ja me kryetarin e partisë, Behgjet Pacolli dhe një grup i intelektualëve të cilët po udhëheqen nga Fatmir Smajli, një aktivist politik, por i angazhuar në luftën e fundit në UÇK”.

    “Nuk kemi aderuar, asnjëra nuk ka aderuar tek ndonjë tjetër grup, pra është një grupim i të gjithë këtyre njerëzve, për një qëllim të caktuar, pra për një kauzë të mbarë e që besoj se do të jetë e suksesshme, për familjen, nuk kemi aderuar te AKR-ja, nuk kemi aderuar tek PD-ja, por të gjithë së bashku, kemi lidhur një koalicion, të cilët kemi me u angazhu së bashku, në mënyrë që të mbrojmë familjet tona nga përpjekjet e shumta, ku sot investohet jashtëzakonisht shumë, me financa të mëdha, qofshin ato prej organizatave të ndryshme, të cilat përputhen edhe me ideologji politike”, është shprehur ai./Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.