×
  • Lajme
  • Lajme

    ZRRE: Nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), ka njoftuar se nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.

    Përmes një komunikate për media thuhet se shqyrtimi i të hyrave të lejuara dhe tarifave për ndërmarrjet e rregulluara fillon në fund të vitit 2024 dhe zgjat deri më 31 mars 2025, rrjedhimisht nuk ka hapësirë shqetësimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

    Më tutje, thuhet se kurdo që vlerësimi i shqyrtimit të procesit tarifor të jetë i gatshëm, opinioni publik do të jetë i njoftuar me kohë.

    “Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) është e përkushtuar në informimin e drejtë të opinionit publik, andaj lidhur me lajmet që kanë qarkulluar në portale të ndryshme që kanë të bëjnë me paralajmërimin për shtrenjtim të energjisë elektrike, e njofton opinionin publik se sipas legjislacionit në fuqi, shqyrtimi i të hyrave të lejuara dhe tarifave për ndërmarrjet e rregulluara fillon në fund të vitit 2024 dhe zgjat deri më 31 mars 2025, rrjedhimisht nuk ka hapësirë shqetësimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Andaj, kurdo që vlerësimi i shqyrtimit të procesit tarifor të jetë i gatshëm, opinioni publik do të jetë i njoftuar me kohë”.

    Më tutje thuhet se pritet të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

    “Për më shumë, ZRRE ju njofton se pritet të kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, bazuar në realizimin e remonteve të planifikuara të njësive gjeneruese termike, si dhe në prodhimin e energjisë elektrike nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe një sasie të energjisë elektrike të importuar”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.