Tre fëmijë janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, nga një sulm me thikë në një çerdhe në qytetin zviceran të Zyrihut.
Një zëdhënës i policisë së qytetit sipas bbc, tha se një 23-vjeçar kinez sulmoi një grup fëmijësh që po udhëhiqeshin në qendër nga një anëtar i stafit, transmeton klankosova.tv.
Një punonjëse e çerdhes dhe një kalimtar i rastësishëm arritën të mposhtin sulmuesin dhe ta frenojnë atë derisa mbërriti policia.
Një djalë pesë vjeçar ka pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohej në spital.
Dy djem të tjerë pesëvjeçarë janë trajtuar në vendngjarje për lëndime më pak të rënda.