×
  • Lajme
  • Lajme

    Ruzhdi Shehu vazhdon me suksese, Juniku arrin 100% realizimin e hapësirave publike për shëndetin e qytetarëve

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Ruzhdi Shehu, kryetari i Junikut, brenda dy ditësh i ka arritur dy suksese të rëndësishme për komunën që e drejton.

    Pasi që një ditë më parë Shehu u rendit në mesin e pak kryetarëve të komunave që kanë realizuar më shumti premtime gjatë zgjedhjeve, një tjetër e arritur u dëshmua edhe sot.

    Sipas projektit të mbështetur nga qeveria suedeze dhe organizata tjetra ndërkombëtare, Juniku e ka arritur koutën maksimale 100% të hapësirave të gjelbra publike.

    Janë vetëm edhe tri komuna tjera që e kanë arritur këtë përqindje maksimale: Ferizaj, Suhareka dhe Dragashi.

    Një publikim i tillë është bërë nga organizata joqeveriare, Ec Ma Ndryshe, e cila kujdesët për monitorimin e komunave në fushën e hapësirave të gjelbra për qytetarë.

    Të kujtojmë se Shehu gjatë këtij mandati si kryetar i Junikut ka arritur t’i realizonte mbi gjysmën e premtimeve të dhëna dhe se është ndër kryetarët, i cili ka realizuar më së shumti nga premtimet e tij.

    Shehu para marrjes së mandatit, i kishte pasur gjithsej 35 premtime, për të cilat është zotuar se do t’i realizojë gjatë këtij mandati, si kryetar i Komunës së Junikut.  Por shumica nga to nuk mbeten vetëm premtime. Pasi që kryetari aktual i Junikut ka arritur t’i realizonte  21 prej tyre.

    Sipas të dhënave të Institutit GAP, nga 35 premtimet e dhëna gjatë fushatës, Shehu ka realizuar plotësisht 21 nga to.  Tri nga to janë gjysmë të përfunduara. Gjashtë nga premtimet janë duke u realizuar pasi që tashmë ato kanë filluar. /Ballkani.info/

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme01 Tetor 2024
    Anëtari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj ka kritikuar pushtetin aktual lidhur me problemin me kontrata...
    Lajme01 Tetor 2024
    Deputeti Visar Korenica ka folur për largimin e tij dhe të Eman Rrahmanit nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se brenda subjektit të...
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është për vizitë në Poloni në kuadër të Forumit të Varshavës për Siguri 2024. Në një postim në platformën...
    Të tjera
    Lajme01 Tetor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së punës në Gjermani, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Shën...
    Sport01 Tetor 2024
    Liga e Kampionëve është rikthyer këtë javë me xhiron e dytë të fazës së ligës. Nga ora 18:45 luhen dy ndeshjet e...
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar mbështetje të palëkundur për Ukrainën pas pushtimit nga Rusia. Në një intervistë për agjencinë ukrainase...
    Lajme01 Tetor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë Kurti për mos ekzekutimin e pagave për zyrtarët...
    Lajme01 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare...
    Sport01 Tetor 2024
    Neymar është gjithnjë e më afër rikthimit të madh në futboll pas mungesës së gjatë. Ylli brazilian ishte lënduar në tetor të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.