×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Financave: Një pjesë të punonjësve në Komunën e Vitisë nuk i ekzekutohen pagat

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Ministria e Financave ka njoftuar se një pjesë e punonjësve të Komunës së Vitisë nuk janë ekzekutuar pagat gjatë ditës së sotme.

    Përmes një postimi në Facebook, Ministria e Financave ka thënë se Komuna e Vitisë nuk siguron buxhetin e nevojshëm, duke shtuar se pagat ekzekutohen vetëm për një pjesë të punonjësve të komunës.

    “Me qëllim që të mundësohet ekzekutimi i pagave për të gjithë punonjësit e komunës, Thesari i ka dërguar në vazhdimësi njoftime Komunës së Vitisë, përfshirë edhe ditën e djeshme, të cilëve u është dhënë mundësia gjatë gjithë ditës duke i pritur që t’i bëjnë rregullimet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të plotë të pagave”, thuhet në njoftim.

    Në njoftim thuhet sistemi me automatizëm i ka refuzuar sot ekzekutimet për programet që nuk kanë buxhet të mjaftueshëm, kurse pagat e shtatorit janë ekzekutuar për Kryetarin, administratën dhe programet tjera.

    “Pra, për zyrën e kryetarit, administratën dhe programet tjera sistemi ka bërë ekzekutimin e pagesave, por jo edhe për programet e arsimit fillor e të mesëm, sepse komuna nuk është siguruar që në këto dy programe ka buxhet të mjaftueshëm. Duke qenë të vetëdijshëm për situatën e të punësuarve dhe nevojën për të pranuar pagën e tyre, MFPT është e gatshme që kurdo që Komuna e Vitisë bën përshtatjet e nevojshme dhe siguron buxhetin e mjaftueshëm, të bëjmë një ri-ekzekutim të pagave vetëm për këto dy programe”, thuhet tutje.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është për vizitë në Poloni në kuadër të Forumit të Varshavës për Siguri 2024. Në një postim në platformën...
    Lajme01 Tetor 2024
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), ka njoftuar se nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike. Përmes një komunikate për...
    Lajme01 Tetor 2024
    Ruzhdi Shehu, kryetari i Junikut, brenda dy ditësh i ka arritur dy suksese të rëndësishme për komunën që e drejton. Pasi që...
    Të tjera
    Vip01 Tetor 2024
    Ka disa ditë që vajza e Lufti Hazirit dhe Mika Haziri, Kënga, është martuar me një dasmë të madhe me Fabianon. Surpriza...
    Lajme01 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes e Kosovës është detyruar të martën ( më 1 tetor 2024) t’i huazojë kuzhinierët nga Qendra e Studentëve dhe...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Trupat ruse kanë arritur në qendrën e Vuhledar, një bastion me një terren strategjik të lartë në Ukrainën lindore që u kishte...
    Sport01 Tetor 2024
    Cristiano Ronaldo, ylli i ekipit saudit Al Nassr dhe i Portugalisë, e ka bërë të qartë se në këtë fazë të karrierës...
    Lajme01 Tetor 2024
    Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, sot do të mbajë takim me homologët e saj nga shtetet e Ballkanit Perëndimor...
    Lajme01 Tetor 2024
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë asgjësuar 19 krerë gjedhe pozitiv me turbekuloz në dy fshatra të Vitisë. “Sot,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.