Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë Kurti për mos ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë për muajin shtator – në fund të këtij muaji siç parashihet me ligj – duke e cilësuar këtë veprim si një shenjë e qartë e mungesës së funksionalitetit të shtetit.
Sipas Deliut, qeveria ka treguar neglizhencë dhe mungesë kompetence në menaxhimin e financave publike, gjë që ua ka vonuar pagat rreth 82 mijë shërbyes civilë.
Ajo shtoi se kjo situatë është një tregues i nivelit shqetësues me të cilin funksionojnë pjesëtarët e FSK-së.
“Shqetësimet brenda FSK dhe largimi i pjesëtarëve dhe braktisja e FSK kanë qenë tema të përhershme që i kemi përmendur si opozitë. Edhe për shkak të nivelit të cilit FSK-ja duhet ta ketë në vitin 2024, një forcë që ka qenë krenari e Kosovës me miqtë dhe aleatët tanë. Absolutisht që është në nivel që Qeveri ame politika ad-hoc ta kthejë ushtarin e Kosovës, për të cilin ne krenohemi i madh i vogël, në një pozitë të tillë, sa ata të bëhen fokus i mediave vendore e ndërkombëtare se si ushqehet ushtari i FSK-së. Për mua është shqetësim nivelin me të cilin funksionojnë pjesëtarët e FSK-së”, ka shtuar Deliu. /Dukagjini/