Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, sot do të mbajë takim me homologët e saj nga shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere.
Këtë e ka bërë të ditur ambasada gjermane në Kosovë, duke treguar se çka do të diskutohet aty.
“Duke diskutuar masat për përmirësimin e lëvizshmërisë së studentëve në rajon, për të thjeshtuar dhe harmonizuar investimet, për të inkurajuar partneritetet kërkimore dhe për të nxitur marrëdhëniet e mira fqinjësore, pjesëmarrësit e takimit punojnë së bashku për ta bërë Ballkanin Perëndimor një rajon më elastik dhe më të begatë.”