×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo: Rekordet s`më interesojnë më, e rëndësishme është fitorja e ekipit

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Cristiano Ronaldo, ylli i ekipit saudit Al Nassr dhe i Portugalisë, e ka bërë të qartë se në këtë fazë të karrierës së tij, nuk u jep më prioritet rekordeve personale, por përqendrohet në suksesin e ekipit.

    Në maj, Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në një sezon të vetëm të Saudi Pro League, me tridhjetë e pesë, duke shtuar edhe një tjetër arritje të madhe në karrierën e tij. Kapiteni i Portugalisë gjithashtu shënoi golin e tij të 901-të në karrierë muajin e kaluar, gjatë fitores 2-1 të Portugalisë ndaj Skocisë në Nations League.

    “Nuk është më e rëndësishme nëse jam më i miri apo jo, nuk më intereson më. Është mirë për një lojtar të shënojë gola, por për mua më e rëndësishme është që ekipi të fitojë”, ka thënë ai. “Jam mësuar të thyej rekorde dhe nuk i kërkoj më ato. Ajo që ka më shumë rëndësi për mua tani është të kënaqem dhe të ndihmoj Al Nassr dhe shokët e ekipit të fitojnë”./RTK

    Nga Rubrika
    Sport10 Mars 2025
    Hendbollisti i kombëtares së Kosovës në hendboll, Egzon Gjuka mendon se dueli me Ukrainën është sfida më e madhe e Dardanëve. Kosova...
    Sport10 Mars 2025
    Të shtunën e 8 marsit në Terrnoc të Bujanocit  është mbajtur turneu tradicional i boksit ku morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria,...
    Sport10 Mars 2025
    Declan Rice ishte heroi i ndeshjes për Arsenalin ndaj Manchester Unitedit. Mesfushori anglez, shënoi golin e barazimit në minutën e 74-të të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Mars 2025
    Platforma e mediave sociale X u bllokua për gati 12,000 përdorues të hënën dhe pronari i saj Elon Musk tha se ndërprerja...
    Lajme10 Mars 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur se ka indikacione se ka veprime të qëllimshme nga Lëvizja Vetëvendosje,...
    Lajme10 Mars 2025
    Pas takimit pesë orësh lidhur me pozicionin e partisë pas zgjedhjeve parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me...
    Lajme10 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Siç njofton zyra e kryeministrit takimi do të...
    Bota/Rajoni10 Mars 2025
    Në Tiranë, Rrjeti BIRN dhe Qendra SCIDEV sapo kanë publikuar Raportin Vjetor 2024 mbi lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve, ku...
    Lajme10 Mars 2025
    “Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion dhe agresion ndaj serbëve në Kosovë”. Kështu ka deklaruar deputetja serbe, Rada Trajkoviq, e cila e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.