×
  • Sport
  • Sport

    Është hapur procedurë disiplinore për dhunën në Malishevë

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës të martën ka hapur procedurë disiplinore ndaj lojtarit të Vëllaznimit, Norik Krasniqi dhe atij të Lirisë, Abaz Karabaq.

    Siç shkruan në njoftimin e FFK-së, dy lojtarët kanë shkëmbyer grushte në mes vete në ndeshjen derbi të javës së shtatë të Grupit A të Ligës së Parë në mes të Vëllaznimit dhe Lirisë, e zhvilluar në fundjavë në Malishevë.

    Përleshja e dy lojtarëve, sipas FFK-së, ka nxitur një kacafytje tjetër në masë më të madhe të lojtarëve të të dyja ekipeve.

    Po ashtu bëhet e ditur se lojtari i Vëllaznimit, Krasniqi, ka tentuar edhe sulm fizik ndaj arbitrit asistent, Lirak Ibërdemaj.

    “Por që u parandalua nga stafi i ekipit vendas. Kjo situatë nxiti tifozët vendas të cilët filluan të gjuanin me sende të forta (shishe) në drejtim të ekipit të gjyqtarëve. Falë intervenimit të policisë u evitua më e keqja”, shkruan në arsyetimin e KG-së.

    Për dështim të organizimit të ndeshjes, KG ka hapur procedurë disiplinore edhe ndaj Vëllaznimit.

    Nga incizimi që ka qarkulluar në fundjavë në rrjetet sociale janë parë disa persona që kalojnë rrethojat e stadiumit “Liman Gegaj” në Malishevë, ku Vëllaznimi ishte vendës, pasi stadiumi i tij në Gjakovë nuk është gati.

    Vëllaznimi triumfoi 2:1.

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Sport01 Tetor 2024
    Kombëtarja e Kosovës U15 ka arritur fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të turneut “UEFA Development U15” që po mbahet në...
    Sport01 Tetor 2024
    Kombëtarja shqiptare shkon me probleme mungesash në ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, që do të jenë edhe vendimtare. Kuqezinjtë luajnë...
    Sport01 Tetor 2024
    Michael Schumacher është në gjendje jo të mirë shëndetësore qe më shumë se një dekadë pas një aksidentit që e kishte pësuar...
    Të tjera
    Lajme01 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka replikuar mbi postimin që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e bëri në “X”, për...
    Lajme01 Tetor 2024
    Para pak çastesh janë transferuar pagat e muajit shtator për shërbyesit civil në Kosovë, raporton portali Front Online. Ministria e Financave ka...
    Lajme01 Tetor 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se do të kërkojë urgjentisht thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të...
    Lajme01 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër Sead Halilaj, për rastin e vrasjes mizore të 19-vjeçares në vitin 2013, i cili...
    Sport01 Tetor 2024
    Michael Schumacher është në gjendje jo të mirë shëndetësore qe më shumë se një dekadë pas një aksidentit që e kishte pësuar...
    Vip01 Tetor 2024
    Enisa Nikaj është shqiptare me origjinë nga Mali i Zi, e lindur në Brooklyn. Edhe pse ka lindur në Amerikë, ajo ndjehet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.