×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushqimi për ushtarët e Kosovës, ministri Maqedonci pritet të raportojë në Kuvend

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Ministria e Mbrojtjes e Kosovës është detyruar të martën ( më 1 tetor 2024) t’i huazojë kuzhinierët nga Qendra e Studentëve dhe Shërbimi Korrektues për përgatitjen e ushqimit për ushtarët e Kosovës.

    Problemi me ushqimin e ushtarëve të Kosovës është krijuar pasi që kontrata për tenderin e fundit të shpallur për këtë qëllim ende nuk është nënshkruar dhe rrjedhimisht ende nuk ka filluar të zbatohet. Në anën tjetër, tenderit paraprak i ka skaduar kontrata me 30.09.2024.

    Çështja e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë ka ngjallur reagime të shumta në vend, e cila është përcjellë me akuza dhe kundërakuza midis pushtetit dhe opozitës.

    Ish-ministri i Mbrojtjes: Sa isha unë ministër s’ka pasur probleme me ushqimin e ushtarëve të Kosovës

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka deklaruar për “Front Online” se sa ka udhëhequr me këtë Ministri nuk ka pasur probleme të tilla.

    Ai thotë se ministria e ka të drejtën ta vazhdojë kontratën të njëjtës kompani të ushqimit deri në përzgjedhjen e tjetrës.

    “E kanë të drejtën t’ia vazhdojnë të njëjtës kompani që e kanë pas deri në momentin e përzgjedhjes së një kompanie tjetër. Kohën sa isha unë ministër nuk ka ndodhë një gjë e tillë”, u shpreh Berisha për “Front Online”.

    Deputeti Qalaj: Problemi i kontratave për ushqimin e FSK-së, skandaloz

    Anëtari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj ka kritikuar pushtetin aktual lidhur me problemin me kontrata për ushqimin e pjesëtarëve të FSK-së.

    Qalaj këtë problem e ka quajtur skandaloz.

    Ai tha për “Front Online” se zyrtarët e kësaj ministrie është dashur t’i sigurojnë më herët kontratat e reja.

    “Kjo është skandaloze dhe kontratat e tilla dihen kur lidhën dhe kur skadojnë, zyrtarët e ministrisë është dashur më herët të jenë të kujdesshëm në lidhje me kontratën e re”, thotë Qalaj.

    Deputeti Qalaj njoftoi se së shpejti do të thirrët për sqarime ministri i Mbrojtës në Komision.

    “Shumë shpejt në Komision do ta thërrasim ministrin e Mbrojtjës i cili duhet të jap disa sqarime se pse kemi ardhur në këtë situatë . Nuk është vetëm cështja e ushqimit janë edhe disa kontrata të tjera që janë pengesë e punës për FSK”, deklaroi Qalaj për “Front Online”.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci javën e kaluar pranoi në një intervistë për Dukagjinin se ka pas probleme me tenderin për furnizim me ushqim në FSK.

    Ai tha se ka pasur vendime e edhe anulime të tyre, duke aluduar në vendimin e zëvendësit të tij, Shemsi Syla që ky tender të shpallet sekret shtetëror.

    Maqedonci tha se tenderin për ushqimin e ka fituar një kompani por nuk është nënshkruar dhe se tenderi është në auditim të brendshëm të Ministrisë./Front Online/

     

     

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare...
    Lajme01 Tetor 2024
    Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, sot do të mbajë takim me homologët e saj nga shtetet e Ballkanit Perëndimor...
    Lajme01 Tetor 2024
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë asgjësuar 19 krerë gjedhe pozitiv me turbekuloz në dy fshatra të Vitisë. “Sot,...
    Të tjera
    Lajme01 Tetor 2024
    Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Mirosllav Ivanoviq ka dhënë mbrojtjen, kurse të akuzuarit Aleksandar Ackoviq, Aleksandar...
    Sport01 Tetor 2024
    Kombëtarja e Kosovës U15 ka arritur fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të turneut “UEFA Development U15” që po mbahet në...
    Lajme01 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka njoftuar për takimin që sot kryediplomatja gjermane Annalena Baerbock ka pasur me presidenten e...
    Sport01 Tetor 2024
    Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës të martën ka hapur procedurë disiplinore ndaj lojtarit të Vëllaznimit, Norik Krasniqi dhe...
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Letonisë, Baiba Braže. Përmes një komunikate për media, bëhet...
    Sport01 Tetor 2024
    Kombëtarja shqiptare shkon me probleme mungesash në ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, që do të jenë edhe vendimtare. Kuqezinjtë luajnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.