×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të ik edhe një deputet nga “Vetëvendosja”? Flet Gramos Agusholli

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nuk janë më  pjesë e “Lëvizjes Vetëvendosje”.

    Ata të martën kanë njoftuar se janë bërë pjesë e një koalicioni me Partinë e Drejtësisë së Ferd Aganit dhe AKR-në e Behgjet Pacollit.

    Deputetet Rrahmani e Korenica pas largimit nga VV kanë thënë se janë munduar që çështjet si projekt kodi civil do t’i zgjidhin brenda “Vetëvendosjes”, por për një të tillë s’ka pas vullnet e dëshirë që të tejkalohen dallimet.

    Kundër disa projektligjeve të “Lëvizjes Vetëvendosje”, ka qenë edhe deputeti Gramos Agusholli i kësaj partie.

    Se a do t’i bashkohet koalicionit mes PD dhe AKR-së, për Front Online është deklaruar deputeti Agusholli.

    Ai deklaroi se deri në fund të mandatit do të jetë pjesë e “Vetëvendosjes”, pastaj do të vendos për më tutje.

    “Unë momentalisht jam pjesë e LVV-së dhe ashtu do të jem deri në fund të mandatit ku edhe do ta vlerësoj vazhdimin tim në politikë”, u shpreh Agusholli për “Front Online”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur përfaqësues nga ekipi ekonomik gjerman, të kryesuar nga drejtuesi Ricardo Giucci. Gjatë takimit është folur për gjendjen...
    Lajme01 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Gjermani është takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në...
    Lajme01 Tetor 2024
    Deputetja Ariana Musliu-Shoshi, po merr pjesë në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Gjatë fjalimit të saj, ajo njoftoi se ka kërkuar nga...
    Të tjera
    Lajme01 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së  Armend Zemaj, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave nga Ministria e Financave. Përmes një postimi në Facebook, ai ka...
    Lajme01 Tetor 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, e ka komentuar largimin e dy deputetëve nga ky grup, Eman Rrahmani dhe Visar...
    Lajme01 Tetor 2024
    Deputeti Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës   është deklaruar për FrontOnline lidhur me mos ekzekutimin e pagave në sektorin publik ku...
    Lajme01 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, në Gjermani. Në një postim në Facebook, ajo ka...
    Lajme01 Tetor 2024
    Në gjykimin ndaj Andi Pajzitit, i akuzuar për rastin e vrasjes e 2023-tën në lokalin “Bon Vivant”, ka filluar ta jap dëshminë...
    Kronika01 Tetor 2024
    Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shtator janë lajmëruar 20 raste të dhunës në familje....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.