×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Gjysma e rasteve me kancer të gjirit po diagnostifikohen në stadet e hershme

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Ministria e Shëndetësisë, me rastin e muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese me moton “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se kontrollet e shpeshta në rast të ndryshimeve dhe mamografia janë shumë të rëndësishme për parandalimin dhe shërimin e kësaj sëmundjeje.

    Ai ka thënë se në dy vitet e fundit, mbi 50 për qind e grave të diagnostifikuara me kancer të gjirit kanë qenë në stadin e parë ose të dytë. Kjo sipas tij,  tregon vetëdijesimin te gratë dhe rritë mundësitë për një trajtim të suksesshëm.

    “Vetë kontrollet e shpeshta në rast të ndryshimeve dhe mamogarfia janë shumë të rëndësishme për parandalimin dhe shërimin e kancerit të gjirit. Vitin e kaluar për herë të parë filluam me shërbimin e mamografisë mobile ne komunat veriore. Jemi duke punuar edhe në decentralizmin e onkologjisë ne vende të tjera. Lista e barnave esenciale është zgjeruar tani në 60 milionë euro, vetëm ne onkologji janë 5 milion euro”.

    “Operacionet për rikonstruktimin e gjirit ofrohen falas në shëndetësinë publike. Inkurajoj të gjitha gratë edhe burrat që të konsultohen vazhdimisht me mjekun e tyre. Pjesa thelbësore mbete ndërgjegjësimi dhe vetë kontrolli. Është lajm shumë i mirë se gjatë dy viteve të fundit kemi pasur rritje në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, mbi 50 për qind e grave të diagnostifikuara me këtë sëmundje janë në stadin e parë dhe dytë gjë që tregon vetëdijesimin te gratë por rrit edhe mundësit për një trajtim të suksesshëm”, ka thënë ai.

    Një nga të mbijetuarat e kancerit të gjirit, njëherësh drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit  “Jeta/Vita”,  Nafije Latifi, ka thënë se sot në Kosovë gratë e kanë të mundshme diagnostikimim dhe trajtimin e kompletuar të kancerit të gjirit, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

    “Sfida ime me kancer të gjirit filloi para 20 vitesh. Ishte rrëfimi i parë publik sepse tema ishte tabu, ishte rrëfimi me qëllim vetëdijësimin dhe informimin për sëmundjen dhe nevojën e kontrollit. Sot nëpër këto sfida kalojnë çdo vit rreth 450 gra me raste të reja. Por këto gra kanë fat sepse sot në Kosovës është i mundhsëm diagnostikimi dhe trajtimi  i kompletuar i kancerit të gjirit, edhe pse ka nevoje ende për përmirësim të kushteve”, ka thënë ajo.

    Edhe drejtoresha e Radiologjisë në QKUK, Shkendije Nuza, ka thënë se është shumë i rëndësishëm diagnostikimi i hershem i kësaj sëmundjeje. Ajo ka theksuar se kanceri i gjirit mund t’i prek edhe burrat, jo vetëm gratë.

    “Kanceri i gjirit prek jo vetëm vetëm gratë, që është një në 8 gra që sulmohen nga kanceri i gjirit, por është sëmundje që prek edhe gjinin mashkullore. Dedektimi i hershme i kanceri shpëton jetë. Ne duhet gjithmonë t’i kushtojmë një rendësi të madhe atyre që janë prekur”, ka thënë ajo.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme01 Tetor 2024
    Bursistët që përfituan nga rundi i XIII-të nga Skema e Profesionistëve të Rinj (YSC), projektit të financuar nga fondet IPA të Bashkimit...
    Lajme01 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit të vitit 1997, ndryshoi rrjedhën e historisë dhe ishte momenti kyç në...
    Ekonomi01 Tetor 2024
    Përshkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit ende s’është bërë bërë ekzekutimi i pagave...
    Të tjera
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë. Ai e ka propozuar...
    Lajme01 Tetor 2024
    Deputeti Eman Rrahmani pas largimit të tij dhe Visar Korenicës nga VV ka thënë se janë munduar që çështjet si projektkodi civil...
    Lajme01 Tetor 2024
    Ehat Miftarajt nga IKD ka reaguar pasi Qeveria dështoi të ekzekutoj pagat për nëpunësit e shtetit. Miftaraj thotë se mos procesimi i...
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryetarja e Odës së Infermierëve, Nexhmije Gori,  është deklaruar për Front Online lidhur me  vonesën e ekzekutimit të pagave të zyrtarëve publikë....
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë, ku ka thënë se...
    Vip01 Tetor 2024
    Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, duket se po e përballon mirë ndarjen nga ish e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.