×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Gjatë ditës pritet të ekzekutohen pagat në sektorin publik, emërohet u.d. i drejtorit të Thesarit

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Përshkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit ende s’është bërë bërë ekzekutimi i pagave në sektorin publik, përkundër se afati ligjor ka kaluar dje.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se Ministria e Financave ka emëruar, të martën, Xhevat Zejnullahun në pozitën e u.d. të Drejtori të Thesarit.

    Rrjedhimisht, siç merr vesh gazeta ekzekutimi i pagave pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.

    Mirëpo, duke qenë se kemi hyrë në ditën e parë të muajit të ri, kjo vonesë prej një dite përbën shkelje të Ligjit për Pagat.

    Sipas këtij Ligji, neni 7, paragrafi 4 thotë se paga paguhet për çdo muaj dhe më së voni në ditën e fundit të punës së muajit.

    Mosekzekutimi i pagave shkaktoi reagime të shumta nga opozita, të cilët e cilësuan qeverinë si të papërgjegjshme dhe shpërfillëse ndaj mijëra punëtorëve të këtij sektori.

    Për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në mosekzekutimi në kohë i pagave ka shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi ia dalin muajit.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme01 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit të vitit 1997, ndryshoi rrjedhën e historisë dhe ishte momenti kyç në...
    Lajme01 Tetor 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas mosekzekutimit të pagave për shërbyesit...
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës e Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar veprime sindikale nëse edhe sot nuk dalin pagat e...
    Të tjera
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë, ku ka thënë se...
    Vip01 Tetor 2024
    Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, duket se po e përballon mirë ndarjen nga ish e...
    Lajme01 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, këtë të marte në Berlin do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve...
    Lajme01 Tetor 2024
    Deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nga sot nuk janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu ka thënë Rrahmani në një konferencë për...
    Lajme01 Tetor 2024
    Një person në Prizren dyshohet se kreu vetëvrasje në mëngjesin e sotëm në rrugën "Hysen Kraja", raporton Front Online. Zëdhënësi i Policisë...
    Lajme01 Tetor 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për cështjen e mos ekzekutimit të pagave për sektorin publik. Ajo ka thënë se Qeveria...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.