Anëtari i kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari ka reaguar pas dështimit për ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator.
Përmes një shkrimi në Facebook, Hajdari ka thënë se një qeveri e cila nuk është e aftë të siguroj pagat për ata që e mbajnë në këmbë shtetin, është qeveri e dështuar.
“Skandal dhe papërgjegjësi totale nga kjo qeveri e Albin Kurtit dhe ministrit Hekuran Murati! Sot, deshtuan të ekzekutojnë pagat për gjithë sektorin publik – policinë, ushtrinë, punëtorët shëndetësorë, arsimtarët, profesorët dhe gjithë shërbyesit publik. Një qeveri që s’është e aftë të sigurojë pagat për ata që çdo ditë mbajnë në këmbë këtë shtet, është një qeveri e dështuar dhe skandaloze”, ka shkruar Hajdari.
“Kjo është papërgjegjësi dhe turp, por çfarë të presim nga një qeveri që ka humbur kontaktin me realitetin dhe jetën e qytetarëve të saj? Në vend që të merren me problemet reale të njerëzve, ata janë të zënë duke u vetëlavdëruar dhe duke shitur fjalë boshe. Nuk është hera e parë që dështojnë, dhe me këtë ritëm, nuk do të jetë as e fundit. Kjo qeveri nuk është në gjendje të udhëheqë, le më të zgjidhë problemet e përditshme të qytetarëve”, ka thënë tutje Hajdari. /Front Online/
Postimi i plotë: