×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci e nënshkruan vendimin për 1 mijë bursa për studentët e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë shqipe

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se e ka nënshkruar vendimin për ekzekutimin e mjeteve për 113 studentët e regjistruar në vitin e parë në programet bachelor në: Gjuhë shqipe dhe Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë në UP për vitin akademik 2024/2025.

    Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se të gjithë këta studentë do të përfitojnë nga 1 mijë euro bursë për çdo vit akademik.

    “Kjo në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që kemi nënshkruar në shkurt të këtij viti me Universitetin e Prishtinës. Përmes kësaj Marrëveshje, MAShTI për herë të parë do të ofrojë bursa vjetore për studentët që regjistrohen në programet Bachelor dhe Master në degët: Gjuhë shqipe dhe Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë të UP-së”.

    “Synimi ynë është promovimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i shkencave të albanistikës, me vëmendje të veçantë programet e gjuhës shqipe dhe të letërsisë shqipe brenda Fakultetit të Filologjisë. Suksese e vit të mbarë akademik!”, ka thënë Nagavci.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale është i domosdoshëm...
    Ekonomi30 Shtator 2024
    Ka dështuar ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator. Kjo pas skadimit të mandatit edhe të ushtruesit...
    Lajme30 Shtator 2024
    Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim atashetë e mbrojtjes së Republikës së Kosovës të akredituar në shtetet partnere...
    Të tjera
    Sport30 Shtator 2024
    Sipas “Il Secolo XIX”, Genoa përkohësisht ka ndalur bisedimet me Antioni Candrevan, për t’u fokusuar më shumë te ish-ylli i Premier Leagua,...
    Lajme30 Shtator 2024
    Në fund të dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Ahmet Rrahmanaj u ankua për trajtimin që i është bërë sipas tij në...
    Vip30 Shtator 2024
    Ilnisa Agolli është rrëfyer për herë të parë lidhur me lajmet për ‘aksidentin’ e Meritonit! Në një intervistë në emisionin “E diela...
    Lajme30 Shtator 2024
    Me uljen e temperaturave, Kosova ka parashikuar të bëjë import shtesë të energjisë elektrike për të adresuar mungesën e prodhimit gjatë muajve...
    Lajme30 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do të mbajë një ligjëratë në një ligjëratë në Universitetin Yale, përkatësisht Shkollën Jackon...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Deputetët e Partisë Demokratike ndërmorën aktin ekstrem me djegien e karrigeve jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Flakët për një moment dolën jashtë kontrollit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.